Sport

Pas atletikës me Luiza Gegën, edhe një sport tjetër shqiptar siguron një ‘biletë' për në 'Paris 2024'

18 Shtator 2023, 21:33| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 12:34

  • Share

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes të mbajtur në Serbi, Zelimkhan Abakarov siguroi medalje bronzi në Botërorin e Mundjes, ndërsa u rendit i treti.

Mundësi me origjinë çeçene mundi rusin Zavur Uguev dhe ia doli të fitonte medaljen e bronzit.

Një ditë më parë ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.

M.Q./M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?