Shqipëria merr presidencën e Rrjetit të Enteve Rregullatore

28 Shtator 2023, 16:56| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 16:58

  • Share

Shqipëria mori presidencën e radhës të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore.

“Më lejoni t’ju falenderoj që më votuat e që më dhatë besim për një detyrë që e kam fort të rëndësishme”, tha Armela.

Ky pozicion i rëndësishëm, ju dha kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, gjatë Asamblesë së 22-të, të enteve rregullatore të 27 vendeve anëtare të rrjetit Mesdhetar, që organizohet për herë të parë në Tiranë.

“Vitet e fundit kanë shënuar një boom të panjohur më parë teknologjik.  Platformat e ndarjes së videove, një risi tjetër e ekosistemit të krijuar nga teknologjia, ajo ku u përdoruesi bëhet prodhuesi i përmbajtjes është një tjetër temë që besoj ka intersin e të gjithëve ne. Aktualisht, autoritetet rregullatore të medias, po përshtaten me detyrat dhe përgjegjësitë që kemi përpara, prandaj po zhvillojnë qasje të reja për rregullimin ligjor të VSP-ve.

Gjatë aktivitetit u diskutua për sfidat me të cilat përballet mjedisi mediatik në ditët e sotme. Fokus të veçantë mori edhe nevoja e rregullimit të funksionimit të Platformave të Shpërndarjes së Videove.

“Kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi prioritet komunikimin dhe shqyrtimin e çdo ankese apo shqetësimi që vjen nga  publiku apo grupet e interesit në lidhje me transmetimet audio dhe audiovizive. Vetëm gjatë viteve 2021 dhe 2022 janë pritur dhe administruar nga Këshilli i Ankesave në AMA më shumë se 600 ankesa të ardhura nga publik dhe grupe interesi. Janë verifikuar, është kthyer përgjigje dhe marrë masa për çdo shkelje ligjore, të konstatuar, nga operatorët e shërbimit mediatik audioviziv.

Deri tani, gjatë këtij viti, janë administruar më shumë se 300 ankesa të tjera, çka dëshmon një ndërgjegjësim në rritje të publikut shqiptar, qoftë për cilësinë e shërbimit që merr nga operatorët mediatik, qoftë për të drejtat që gëzon ai vetë. Për këtë arsye AMA do ta shtojë komunikim dhe e kemi në planet tona të punës edukimin e mëtejshëm mediatik të publikut, si qëllim për të formësuar një audiencë të mirëorientuar, kritike dhe të përgjegjshme”, tha Krasniqi”.

Përfaqësues të platformave sociale Tik-Tok dhe facebook, kërkuan ndihmën e gjithë autoriteteve audiovizive të mediave, që të shërbejnë si ndërmjetës, me qëllim zhdukjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit.

“Për mua është hera e parë dhe jam e nderuar të jem mes jush. Ky është kuadri legjislativ i Mesdheut. Ligjet bëhen nga ligjvënësit, por jemi ne ata qe duhet t’i zbatojmë. Duhet të jemi me shumë partnere. Sot mendoj që kemi një mori rregulloresh dhe presim te tjera te vijnë, që mund të jenë rregullore në nivel politik. Kemi edhe bashkërregullore. P.sh kodi i praktikës, dezinformomi. Jemi edhe në proces që të ndryshojmë kodin e praktikës për gjuhën e urrejtjes. Duhet të kontrollojmë dhe nenin për dezinormacionin. Nëse vërtetë jeni kundër dezinformimit do t’iu lutesha t’i shikonit të gjitha këto dispozita”, tha drejtoresha e politikave publike e platformës META për Europën, Marisa Martin.

Rrjeti Mesdhetar i Autoriteteve Rregullatore (MNRA) daton që nga 1997 dhe qëllimi i tij është diskutim, shkëmbim informacioni dhe  kërkime mbi rregullimin e tregut mediatik audioviziv.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?