Shqipëria iu bashkua 44 shteteve në mbështetje të Ukrainës në konfliktin e saj territorial me Rusinë, duke miratuar 2 ditë më parë një deklaratë e përbashkët në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev për mbështetjen e Ukrainës ndaj agresionit rus.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Rusia. Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Moskës, e cila përmes zëdhënëses së MPJ të Rusisë Maria Zaharova cështjen e Krimesë e cilëson të mbyllur përfundimisht.
Ndërsa e cilëson takimin në Ukrainë populizëm të pastër, spektakël politik të shkëputur nga realiteti, mbështjetjen e këtoij samiti nga disa shtete e quan “atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, që të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet me këto vende.
“Në të tilla kushte projekti i sotëm ukrainas nuk është gjë tjetër veçse një populizëm i pastër, një spektakël politik i shkëputur nga realiteti që ka për qëllim vetëm ruajtjen, në hapësirën informative, të tematikës së qëndrimit të përkohshëm të Krimesë në përbërje të Ukrainës.
Përveç kësaj, ashtu si edhe paralajmëruam, jemi të detyruar të konsiderojmë pjesëmarrjen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të caktuara, si edhe përfaqësuesve të tyre, në “Platformën e Krimesë” si një atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona”, thuhet në deklaratë.
Në përfaqësinë e Shqipërisë, në aktivitetin në Kiec, ishte Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila shprehu mbështetjen e palëkundur të vendit tonë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Ajo tha se aneksimi i Krimesë dhe agresioni i Rusisë është një kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Deklarata e plotë:
Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë znj. Maria Zaharova lidhur me zhvillimin në Kiev të të ashtuquajturës “Platforma e Krimesë”
I kushtuam vëmendje aktivitetit të mbajtur në Kiev më datë 23 gusht nën emërtimin “Samiti i Platformës së Krimesë”. Qëllimi i deklaruar i këtij projekti politik, i hartuar me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve qeveritarë të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është “deokupimi i Krimesë dhe rikthimi i saj Ukrainës”.
Pjesëmarrësit e kёtij samiti ishin kryesisht vendet e NATO-sё dhe disa organizata ndërkombëtare të bashkuar me njё mendim tё gabuar se gadishulli i Krimesë duhet të jetë pjesë e shtetit të sotëm ukrainas dhe se mund të shkëputet nga Federata Ruse përmes shtimit të presionit politik, ekonomik ndaj vendit tonë.
Në lidhje me këtë do të donim të vërenim sa më poshtë.
Çështja e kthimit të Krimesë në përbërje të Federatës Ruse u mbyll përfundimisht në mars 2014. Ky vendim, rezultat i sprovave të rënda, u ndërmor nga banorët e gadishullit në referendum, pas grushtit të shtetit antikushtetues të ndodhur në Kiev në shkurt 2014. Një veprim i tillë u lejoi krimeasve të ruanin vërtetësinë e historisë së tyre, kulturën ruse, të drejtën për të folur në gjuhën amtare, përfshirë gjuhën ukrainase dhe tartare krimease, dhe në të njëtën kohë, të shmangnin operacionin ndëshkues e luftën civile, e cila më vonë u ndez në Donbass nga regjimi i Kievit, si edhe barbarizmin fashist, me të cilin u përballën banorët e Odesës në maj të vitit 2014.
Në të tilla kushte projekti i sotëm ukrainas nuk është gjë tjetër veçse një populizëm i pastër, një spektakël politik i shkëputur nga realiteti që ka për qëllim vetëm ruajtjen, në hapësirën informative, të tematikës së qëndrimit të përkohshëm të Krimesë në përbërje të Ukrainës.
Përveç kësaj, ashtu si edhe paralajmëruam, jemi të detyruar të konsiderojmë pjesëmarrjen e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të caktuara, si edhe përfaqësuesve të tyre, në “Platformën e Krimesë” si një atentat kundrejt tërësisë territoriale të Federatës Ruse, çfarë do të pasqyrohet në mënyrë të pashmangshme dhe pёrkatёse në marrëdhëniet tona.
Edhe një moment tjetër. Deklarata përfundimtare e “samitit” përmban një thirrje drejtuar Federatës Ruse për t’u “përfshirë” në pjesëmarrje në punimet e “Platformës së Krimesë”. Ne nuk shohim mundësi për pjesëmarrje në këtë projekt politik, duke marrë parasysh orientimin e saj cinik antirus.
Në të njëjtën kohë, ne jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me zbulimin e potencialit unik të Krimesë ruse. Për këtë ftojmë në gadishull miqtë tanë të huaj për të marrë pjesë në platformat e vërteta krimease për bashkëpunim ekonomik, humanitar dhe kulturor.