Kalendari i Javeve Kulturore Nderkombetare

“Shqipëria mikpret botën”, nisin nga sot Javët Kulturore me Bashkimin Evropian! 20 shtete dhe organizma me kulturë, kulinari e mesazhe sensibilizuese!

16 Maj 2023, 15:31| Përditesimi: 16 Maj 2023, 15:42

  • Share

Nën moton “Shqipëria mikpret botën”, nis nga sot edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Nga 20 shtete dhe organizma ndërkombëtarë pjesëmarrës, ku bashkohen për herë të parë këtë vit Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani, së pari e merr fjalën Bashkimi Evropian, me inaugurimin e Mozaikut të restauruar të Muzeut Historik Kombëtar “Shqipëria”.

Disa nga ngjarjet më me peshë të Javëve në vijim shënohen nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare. E shumëpritur është pjesëmarrja e këngëtarit grek Nikos Vertis, apo koncerti përkujtimor i 70-vjetorit të Sanremos dhe i mjeshtrit të muzikës Ennio Morricone.

Do të mbahen gjithashtu ekspozita, do të realizohen murale, performanca të larmishme që do të përfshijnë edhe etnografinë e vendeve të ndryshme por edhe aktivitete kulinarie.

Gjatë Javëve kulturore që mbyllen në nëntor me Kosovën e Shqiptarinë, do të krijohen gjithashtu mundësi për panaire pune, bashkëpunime me artistë të rinj e studentë,

Holanda vjen për herë të parë këtë vit me një qasje të veçantë, duke u fokusuar në objektivin e negociatave me Bashkimin Evropian.

 Edhe këtë vit kostoja e mbajtjes së Javëve Kulturore është përafërsisht 1 milion euro.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italia si moter: 16/05/2023 17:19

    Keto jane lajme shume te mira per shqipetaret dhe Shqiperine ,Forca PS do e coje Shqiperine atje ku duhet ,30 vjet ishim qe nuk na njihte bota ,tani me Edi Ramen ,PERPARA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?