Episodi i dytë i investigimit të emisionit Report të televizionit italian “Rai 3” solli reagime jo vetëm në Shqipëri, por dhe në atë fqinj.
Anëtarët e qendrës së djathtë të Unionit Parlamentar Itali-Shqipëri kanë shkruar një letër të hapur drejtuar ambasadores së Shqipërisë në Itali, zonja Anila Bitri Lani në shenjë solidariteti me kryeministrin e Shqipërisë.
Në nëntë vite, me pesë kryeministra të ndryshëm, askush në Itali nuk ka ngritur kundërshti ndaj kryeministrit Rama apo bashkëpunëtorëve të tij.
Por duke qenë se kreu i qeverisë shqiptare ka treguar se dëshiron të vazhdojë një bashkëpunim të frytshëm me Italinë dhe qeverinë e saj, edhe pse nuk drejtohet apo mbështetet më nga Partia Demokratike, anëtare e së njëjtës familje europiane të Partisë Socialiste Shqiptare që Rama ka kryesuar që nga viti 2005, filluan sulmet.
Pas shpalljes së marrëveshjes Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve, Partia Demokratike njoftoi edhe kërkesën për përjashtimin e partisë së drejtuar nga Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane. Kërkesa përfundoi në nul sepse ka shtete të qeverisura nga anëtarë të PSE në mesin e atyre që janë të interesuar për aktivizimin e marrëveshjeve të ngjashme. Tani, në momentin delikat parazgjedhor, gjashtë ditë para votimit, vjen një reportazh televiziv nga Report, i cili e përshkruan kryeministrin e Shqipërisë si mik të kriminelëve dhe bosëve.
Përballë kësaj, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë të thellë me popullin shqiptar, për kryeministrin dhe për institucionet e tij demokratike, të cilat disa nuk hezitojnë t'i denigrojnë, duke dëmtuar Italinë në nivel ndërkombëtar.
Është veçanërisht e turpshme për kombin tonë që kjo të ndodhë përmes shërbimit të televizionit publik që paguhet nga taksapaguesit” shkruhet në letrën e hapur.
Letra mbyllet duke shprehur falenderimin drejtuar dhe ambasadores shqiptare në Itali për ndihmën e ofruar nga Shqipëria në
Nga ana jonë, si anëtarë të marrëveshjes dypalëshe midis dy kombeve tona brenda Bashkimit Ndërparlamentar, falenderojmë kryeministrin dhe Ambasadoren për ndihmën e ofruar nga Shqipëria për Italinë, pavarësisht nga ngjyra politike e qeverisë së saj, e cila ne besojmë se interpreton frymë më autentike bashkëpunimi mes dy popujve shumë të afërt gjeografikisht, madje edhe më të ngushtë në miqësi"
Gjithashtu poshtë janë shënuar dhe emrat e anëtarëve të unionit parlamentar Itali - Shqipëri që kanë firmosur letrën.
On. Antonio Baldelli – Membro del Gruppo FdI
On. Simone Billi – Membro del Gruppo Lega
On. Salvatore Caiata – Membro del Gruppo FdI
Sen. Gian Marco Centinaio - Membro del Gruppo Lega
On. Ciro Maschio – Membro del Gruppo FdI
On. Mariangela Matera – Membro del Gruppo FdI
Sen. Filippo Melchiorre – Membro del Gruppo FdI
On. Roberto Pella – Membro del Gruppo FI-Ppe
On. Catia Polidori – Membro del Gruppo FI-Ppe
Sen. Giulio Terzi di Sant’Agata – Membro del Gruppo FdI
On. Alessandro Urzì – Membro del Gruppo FdI
E ndërsa kryeministrja e Italisë, Meloni pritet të vizitojë nesër Shëngjin dhe Gjadrin për të parë finalizimin e marrëveshjes që firosi me homologun Edi Rama nëntorin e kaluar, kryeministri në një reagim të pasdites së sotme e quajti, baltë e pamerituar drejt Shqipërisë, episodin e dytë të emisionit Report në RAI 3 për Shqipërinë, ndërsa akuzoi Rithemelimin si burim të kësaj balte.
Kreu i qeverisë thotë se figura të errëta u përdorën si heronj në emisionin e RAI: Njëri i arratisur i shpallur në kërkim nga SPAK, referuar këtu Ahmetajt, si edhe tjetri një i mbyllur në arrest shtëpie, referuar këtu ish-kryeministrit SalI Berisha, non grata nga SHBA e BE. Për të dënuarin me 17 vite nga gjykatat shqiptare i referohet sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.
(Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë)
Jam gati e nje mendimi me Iris, keta jane deputete te Melones dhe jo te parlamentit Italian, sepse po te ishtei indinjuar parlamenti italian nuk duhet te ishin vetem 11 deputete.
PërgjigjuZoterinj deputete ,kjo /mea culpa/ ngjan me shume si nje sherbim ndaj Melonit,si aleate e bashkepuntore dhe si nje shperblim per Ramen qe ju hoqi nga qafa emigrantet e padeshiruar,se sa nje pendese e vertete per kombin tuaj ndaj nesh!
Përgjigju