Shqipëria nderohet me Medaljen e Argjendtë

Shqipëria Medalje Argjendi në Londër për turizmin, një nga vendet më të dëshiruara për t'u vizituar

8 Nëntor, 10:45| Përditesimi: 8 Nëntor, 16:51

  • Share

Shqipëria është nderuar me Medaljen e Argjendtë në Londër, si një nga vendet më tërheqëse për t'u vizituar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama thekson se me bukuritë natyrore dhe ato kulturore vendi ynë po bëhet tepër i njohur.

“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Aëards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama në Facebook.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?