Shqipëria në antologjinë e artit bashkëkohor botëror! 81 vjet art, Shpend Bengu pjesë e atlasit ndërkombëtar

5 Shkurt 2022, 19:32| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 19:40

  • Share

Shqipëria ka zyrtarisht përfaqësuesin e saj në Antologjinë e Artit Bashkëkohor Botëror për vitin 2021. I përzgjedhur nga Shtëpia Botuese “De AGostini” në Itali në bashkëpunim me stafin e “Start Grup” artisti Shpend Bengu është pjesë e botimit 1000 faqësh, që do të shpërndahet në të gjithë botën.

Për argumentet dhe personalitetet që kontribuojnë në realizimin e saj, antologjia konsiderohet si një copëz muzeu në letër i artit dhe shërben si ‘guidë’ për institucionet dhe artistët.

Me zanafillë në vitin 1940, ky edicion përfshin mbi 8 dekada të artit bashkëkohor botëror dhe është kuruar nga Stefania Pieralice. Të përzgjidhesh për një antologji të tillë, sjell një sërë avantazhesh dhe mundësish për karrierën artistike, për tu përfshirë në ngjarje artistike apo akademike.

Nga Muzeu MAXXI, në Universitetin e “La Sapienza-s” e Bienalen e Venecias, antologjia është prezantuar ndër vite në institucionet më prestigjioze në botë. Me një eksperiencë të pasur në fushën e Artit, Multimedias dhe Trashëgimisë Kulturore brenda dhe jashtë vendit, Bengu përbën një paketë joshëse për institucionet kulturore.

Ky është vetëm suksesi i tij i radhës pas një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare siç është “Painting Prize”, në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Bienale të Austrisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?