Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe skeptikëve, atyre që nuk besojnë se Shqipëria do të hyjë në BE më 2030.
Komentuesi: Ke 12 vite në pushtet e premton Shqipëria në BE përralla?
“Unë premtoj Shqipërinë në EU e kjo është rruga. Në Mal të Zi ku premtohet çdo vit për të hyrë në BE, por ka 2012 që nuk hyn çfarë do i thuash, po liderëve të Serbisë që ka në 2014 të negociojë, po Maqedonia e Veriut që ka në 2005, po tallesh?!
Do të përpiqesh të kuptosh si funksionoj ky proces apo përpjekje titanike apo të flasësh budallallëqe. Ne këmi që vjet që negociojmë e kemi dakordësinë të mbyllim negociatat. Në 3 vite negociatat nuk i ka bërë askush. Kemi bërë detyrat tona, kemi shkëlqyer e shkëlqejmë.Ka përkuar fati i Europës me tonin dhe sot janë ata që duan për interesin e tyre jo thjesht për fatin që duam ne. Këto janë yjet që janë bashkuar. A ia vlen të diskutojmë në vend që të bashkojmë duart e të përqafojmë këtë fat”
Lajmi kryesor:
Rama: Marrja e financimit nga Plani i ri i Rritjes, shenjë e ecurisë në negociata! 74% e europianëve optimist për BE, tregues se na duhet Unioni
S.G/I.M/ReportTv.al
