Teksa Shqipëria është në ditë zie si shenjë solidariteti për tërmetin shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, edhe fëmijët e shkollës ‘1 maji’ kanë mbajtur 1 minutë heshtje me dorë në zemër e qirinj mbi bankë.
Report Tv ka shkuar pranë ambienteve të një klase të pestë të shkollës 9-vjeçare, ku vetë nxënësit kanë bërë këtë organizim për jetët e humbura ndërsa kanë thurur edhe poezi. Ata kanë mesazhe nga më të ndryshmet dhe luten që situata të përmirësohet për familjet që kanë mbetur pa strehë dhe në mes të rrugës.
I trishtuar nga imazhet drithëruese që ka parë në media, 11-vjeçari Loen foli si një djalë i rritur duke treguar se do të bëjë gjithçka mundet për të ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti. Ai u shpreh për gazetaren e Report Tv Enxhi Musaj se po mendon njësoj sikur në këtë situatë të gjendej familja e tij, ndaj sugjeron që ndihma të mos mungojë dhe kushdo ka mundësi t’i strehojë në shtëpi.
“Jam ndjerë shumë keq se e kemi përjetuar edhe vetë në 2019 por më keq më kanë ardhur për disa fëmijë të cilët i kanë vdekur prindërit e të afërmit e tyre dhe disa fëmijë që kanë humbur jetën. Në një moment edhe jam gëzuar për fëmijë që janë shpëtuar nga rrënoja. Me ndihmën e të gjithëve mund të japim rroba që s’na bëjnë më e t’ja çojmë atyre, të bëjmë diçka me mundësitë tona sepse me gjërat e vogla bëhet një gjë e madhe. Të ndërtojmë një organizatë për ndihmat tona. Do mundohem të gjithë njerëzit e pastrehë që kanë humbur familjen e tyre. Një tjetër ndihmë që mund të japim është të strehojmë ata njerëz edhe në shtëpitë tona nëse do mundemi”, tha Loeni një prej nxënësve.
Luisa, një prej nxënëseve tregoi se e ka thurur vetë në klasë në orën e pushimit një poezi që tregon se sa e trishtë është situata në Turqi ku mijëra njerëz mbetën nën rrënoja.
“Turqia jonë,
Ah sa dhimbje ndjej për këta fëmijë të gjorë.
Vërdallisen anë e mbanë
Dhe bukën se gjejnë dot.Nën rrënoja ata lindën
Mbi tërmetin tragjedik
Por gjithë bota i vjen ndihmë
Të ndihmojnë ata fëmijë të mirë.Mijëra viktima u vranë
Mijëra njerëz u shpërndanë
Mijëra dhimbje u dëgjuan
Mijëra shpëtimtarë u vërshuan
Por shumë njerëz i ndihmuan.Çdo ditë në mëngjes
Lutem për një fije shpresë
Që fëmijët e dëmtuar
Të gëzojnë me familjen dhe bukën në duar.Kamionët janë në drejtim të rrugës së trishtuar
Me dhimbje dhe shpresë
I dhurojnë fëmijëve kushtet e nevojshme për të jetuar.”
Edhe vetë mësuesja Engjellushe Bajraktari është emocionuar nga gjestet e nxënësve të saj dhe shprehet se është përlotur kur ka parë se si ishin organizuar me njëri-tjetrin.
“Kur kam hyrë në klasë dhe i kam parë me letra në duar e qirinj të vendosur, jam përlotur si në atë moment kur dëgjova që ra tërmeti në Turqi. Ishte vërtetë shumë emocionuese kur më thanë, mësuese kemi bërë vjersha. E ndjenë dhe e bënë vetë. Në momentin që vjersha e një nxënëseje përfundoi në grupin e klasës, prindërit reaguan me “bravo” të madhe dhe të gjithë e mbështetën. Fëmijët sot e kanë shprehur mendimin e tyre. Shpresoj të bëhet më e mira për ata”, tha mësuesja.
Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u tronditën nga tërmete të fuqishme dhe deri më tani janë konfirmuar mbi 34 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara. Përveç Shqipërisë, më herët, edhe Kosova u solidarizua Turqinë dhe Sirinë, ku shpalli ditë zie 8 shkurtit.
Një 11-vjeçar, nxënës i klasës së pestë në shkollën “1 Maji” në Tiranë ka folur si djalë i rritur për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë duke thënë se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të ndihmuar familjet e prekura.
“Jam ndjerë shumë keq se e kemi përjetuar edhe vetë në 2019 por më keq më kanë ardhur për disa fëmijë të cilët i kanë vdekur prindërit e të afërmit e tyre dhe disa fëmijë që kanë humbur jetën. Në një moment edhe jam gëzuar për fëmijë që janë shpëtuar nga rrënoja. Me ndihmën e të gjithëve mund të japim rroba që s’na bëjnë më e t’ja çojmë atyre, të bëjmë diçka me mundësitë tona sepse me gjërat e vogla bëhet një gjë e madhe. Të ndërtojmë një organizatë për ndihmat tona. Do mundohem të gjithë njerëzit e pastrehë që kanë humbur familjen e tyre. Një tjetër ndihmë që mund të japim është të strehojmë ata njerëz edhe në shtëpitë tona nëse do mundemi”, tha Loeni.