Shqipëria në ‘emergjencë’ për mjekë psikiatër! Avokati i Popullit: Të shtohen kuotat për specializantë në psikiatri

6 Maj 2023, 21:07| Përditesimi: 6 Maj 2023, 21:15

  • Share

Avokati i Popullit rekomandon shtimin e mjekëve psikiatër. Në raportin më të fundit, thuhet se vendi ka nevojë për shtimin e menjëhershëm të psikiatër.

Raporti i avokatit të popullit për vitin 2022 i cili ka marr nën monitorim  disa institucione të shëndetit mendor si Spitali Psikiatrik Vlorë, Spitali Shkodër, Spitali Elbasan,  Lezhë, Institutin e Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve dhe Spitali Psikiatrik Tiranë “Xhavit Gjata” dhe vlerëson se është i nevojshëm shtimi i menjëhershëm i kuotave për specializantë në Psikiatri.

Rekomandohet riformulimi i kritereve të punësimit për funksionet klinike “kujdestar” dhe “task forcë”, me edukim infermieristik dhe njohuri të thelluara në rehabilitim psikiatrik spitalor, si dhe me aftësi moshore e fizike të përshtatshme për menaxhimin e axhitimit dhe riskut të lartë; si dhe trajnimin e punonjësve aktualë. Një tjetër problematikë e konstatuar ka të bëjë me moskrijimin e kushteve për ndarjen në pavione të veçanta, pasi vendosja e tyre në të njëjtin pavijon, vështirëson trajtimin.

Avokati i Popullit kërkon ndarjen dhe  riorganizimin e  pavijoneve të veçanta të personave me aftësi të kufizuar intelektuale, rezidentë, pacienteve akutë, sub-akutë, në mënyrë që të ofrohet një shërbim më i plotë dhe sipas nevojave për secilën kategori. Kërkohet gjithashtu përmirësimi I kushteve në pavijone, ngrohje, dushe dhe tualete në mënyrë që të ofrohet një shërbim sa më dinjitoz të personave që trajtohen në spitalet psikiatrike, si dhe sigurimin e bazës së nevojshme materiale për stafet psiko-sociale.

INSTITUCIONET ESHËNDETIT MENDOR TË MARR NË MONITORIM:

Spitalin Psikiatrik Vlorë

 Spitalin Psikiatrik Shkodë

 Spitalin Psikiatrik Elbasan

 IEVP Lezhë

Institutin e Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve (IVSHB)

Spitali Psikiatrik Tiranë “Xhavit Gjata” Tiranë.

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON:

Shtimin e menjëhershëm dhe në vitet në vijim i kuotave për specializantë në Psikiatri;

Riformulimin e kritereve të punësimit për funksionet klinike “kujdestar”

“Task forcë”, me edukim infermieristik dhe njohuri të thelluara në rehabilitim psikiatrik spitalor, si dhe me aftësi moshore e fizike të përshtatshme për menaxhimin e axhitimit dhe riskut të lartë; si dhe trajnimin e punonjësve aktualë.

Nevojitet ndarja dhe riorganizimi i pavijoneve të veçanta të personave me aftësi të kufizuar intelektuale, rezidentë, pacienteve akutë, sub-akutë

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON:

Përmirësimin e kushteve në pavijone, ngrohje, dushe dhe tualete në mënyrë që të ofrohet një shërbim sa më dinjitoz të personave që trajtohen në spitalet psikiatrike, si dhe sigurimin e bazës së nevojshme materiale për stafet psiko-sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?