Prezantimi i Shqipërisë në FITUR Madrid

Sociale

Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë

22 Janar, 08:20| Përditesimi: 22 Janar, 12:44

  • Share

Shqipëria nga sot do të jetë e pranishme në hapësirën e dedikuar për vendin tonë në panairin më të madh të turizmit në botë, “Fitur 2025”. 

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social në Facebook, i cili ka ndarë edhe pamje nga ky prezantim.

Kryeministri shkruan se në këtë projekt prezantohen emocionet dhe përvojat që vendi ynë ofron.

“Me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky panair nis sot  22 janar dhe do të përfundojë në 26 janar, ku shtete të ndryshme nga e gjithë bota do të prezantojnë ofertat e tyre turistike.

Bukuritë natyrore të Shqipërisë, plazhet, biodiversiteti i pasur, bujtinat e shpërndara në të gjithë vendin, turizmi malor në alpe, sportet ujore, agroturizmi dhe gastronomia e pasur me gamë ushqimesh tradicionale do të prezantohen para ekspozuesve të këtij panairi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?