“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha Rita Ora në përfundim të koncertit që mbajti në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë. Por një moment që nuk kaloi pa u vënë re gjatë performancës së saj ishte kur tha: “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia)”.
Kështu dha një mesazh për të gjithë që nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj, por nuk dha një datë rikthimi. Më pas bëri postime në Instagram duke i falenderuar publikisht të pranishmit.
“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Bëra shumë qejf. Faleminderit atyre që erdhën të më shohin. Mirupafshim. Do kthehem sërish. Faleminderit shumë, ju dua”, tha Rita Ora.
Artistja tashmë e ka kthyer në zakon që të kërcejë vallen e Tropojës me muzikën e valles në sfond. Gjatë performancës, dha mesazhin se "Nuk do ju zhgënjej kurrë". Vëmendje të madhe mori edhe veshja e këngëtares shqiptare, e cila ishte kujdesur që të kishte ngjyrat kuqezi por jo vetëm. Stilisti kishte menduar diçka të veçantë. Bodyn e zezë e shoqëroi me flamurin kuqezi.
Në koncertin që nisi mbrëmjen e djeshme prej orës 20:00 performuan edhe këngëtarë si Semi Jaupaj, Ronela Hajati, Kida dhe Efi Gjika. Këngëtarja Rita Ora zgjodhi që të merrnin pjesë vetëm vajza dhe gra. Në rikthimin për të tretën herë në Shqipëri në kuadër të Javës Kulturore Britanike, Rita tha se i është mirënjohës këtij vendi, pavarësisht se fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta.
Në daljet publike këngëtarja që ishte e shoqëruar prindërit, u shpreh se dashurinë për Shqipërinë, traditat, gjuhën e deri edhe ushqimin e ka të kultivuar prej tyre. Pasi u dekorua me titullin “Naim Frashëri”, nga presidenti Bajram Begaj, artistja tha se ç’do të thotë për të ky titull, dhe vetë figura e Naim Frashërit.
“Titulli është një vlerësim shumë i madh. Nuk mund ta besoj që emri im të jetë përkrah një emri të madh historik. Dhe kjo ishte një surprizë shumë e madhe për mua. Më bën të ndihem krenare dhe falënderuese për një mirënjohje të tillë”, u shpreh Rita Ora.
Në pritje të albumit të ri që do të publikohet në janarin e vitit të ardhshëm, la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të tjerë artistë shqiptarë. Megjithatë rrëfeu se kapitulli i radhës për të, do të jetë i përqedruar tek kinematografia, por nuk dha detaje se në cilin film do ta shohim. Ndërsa sa i përket martesës së saj me regjisorin Taika Waititi, nuk jep shumë detaje, por as nuk e fsheh lumturinë.
Në koncertin falas në sheshin “Skënderbej”, me rastin e shpalljes së Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, ylli i muzikës që jeton në Britani, Rita Ora interpretoi këngët më të njohura të repertorit të saj në prani të mijëra të rinjve që kishin mbushur sheshin.
Kryeministri Edi Rama falënderoi këngëtaren duke shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi nga performanca e këngëtares së lindur në Kosovë dhe ambasadore e ‘UNICEF UK’.
“Faleminderit kinge”, shkruan Rama duke zbuluar edhe si thërret këngëtaren.
Ishalla behen me shpesh koncerte te tilla e sidomos me artiste te mrekullueshme si Rita Ora
PërgjigjuRita Ora i dha nje atmosfere shume te bukur vendit tone shpresoj te vije perseri
PërgjigjuKeto jane ato persona qe i japin imazh tjeter shqiperise
PërgjigjuRita ora mduket se ja beri edhe me kunj duas se e beri koncertin ne shesh Bravo
PërgjigjuKoncerti i djeshem ishte vertet i bukur evente te tilla duhet te shtohen sa me shume
PërgjigjuShpresoj t ekthehet perseri sa me par pasi vertet na kenaqi
PërgjigjuSuper atmosfer mbrem,na knaqi pafund Eita me zerin e saj
PërgjigjuKoncert veriet i bukur i cili i dha qytetit nje atmosver komplet ndryshe
PërgjigjuTirana morri nje pamje komplet ndryshe dje u elektrizuar vendi,e gjithe kjo nga zeri i mrekullueshem i rita ores
Përgjigjuylli i mbremjes se djeshme ishte Rita Ora e cila na dhuroi nje super performance
PërgjigjuMe vjen mire qe kemi keta artiste te njohur ne te gjithe boten dhe prap vijne dhe kendojne me shpirt ne atdheun e tyre
PërgjigjuNa dhuroi nje super spektakel rita dje,suksese ne vazhdim yllit tone
PërgjigjuSi gjithmone organizohen eventet e duhura per te pasur argetim ne mes te qytetareve
Përgjigjushpresojme te rikthehet perseri pasi na ka kenaqur pafund Rita dje, e ndezi atmosferen
Përgjigjunje nga kengtaret me te mira qe ka shqiperia dhe kosova
Përgjigjui dha nje atmosfere fantastike Tiranes mbreme, me e mira Rita Ora
PërgjigjuJemi me fat qe kemi te tilla artiste
PërgjigjuDuhej festuar fakti qe tirana eshte shpallur kryeqytet europian i rinise dhe ku ka me mir se ta festojm ate me te rinjte. Pun shume e mire
PërgjigjuMe te vertet shum i kenqur jam nga organizimi i djeshem. Artistet dhan super performance dhe vlen per tu permendur marrdhenia e mir qe ka rama dhe veliaj me kengetaren e re shqiptare
PërgjigjuKoncert i organizuar shume mire nga ana juaj. Na duhen te tilla koncerte ne vend sepse krijojn super atmosfere sidomos me artistet qe performojne
PërgjigjuNje dive e vertete qe ja vuri flaken skenes mbreme
PërgjigjuNa kenaqi mbreme Rita e artistet e tjere. Super atmosfere e ishalla po organizohen e shume evente te tilla
PërgjigjuSi kosova dhe shqiperia jane bashke nuk duhet te bejme perjashtime
PërgjigjuJemi me fat qe nje kengetare e till me fam boterore eshte shqiptare mbrem beri super atmosfere
PërgjigjuJemi shume krenare per Rita oren qe njihen ne gjithe boten per muziken e saj i urojme suksese ne cfar do lloj gjeje
PërgjigjuShpresojme qe te behen sa me shum koncerte te tilla sepse mbrem kaluam super mire
PërgjigjuDje ka qene nje atmosfere shume emocionuse ne sheshin skenderbej kjo kengetare e beri vendin te dridhej
Përgjigjuna mahniti rita dje me vokalin e saj. kenaqsi ta kishim mes nesh mbremjen e djeshme
Përgjigjukemi fatin te kemi nje kengtare me fame boterore me origjine shqiptare.
PërgjigjuJam shume e merzitur. Si ore Rita asnje fjale per xhaxhi Erionin apo udheheqesin e lavdishem Edvin??? Te gjithe e falenderojne kurse kjo....
Përgjigju...dhe flamurin kombetare ne bythen time
Përgjigju