Shqipëria në hartën e investimeve amerikane! Jaço: Ndryshimi i taksave frenon investitorët

16 Mars 2021, 19:22| Përditesimi: 16 Mars 2021, 19:43

  • Share

Dy investimet amerikane HEC i Skavicës dhe TEC i Vlorës janë një hap shumë pozitiv për të tërhequr më shumë sipërmarrës të huaj në vend.

“Për herë të parë kemi një rritje të investimeve amerikane në Shqipëri. Dhe këtu i referohem dy projekteve të mëdha amerikane të sapo nënshkruara, shumë të rëndësishme, HEC-i i Skavicës dhe TEC-i i Vlorës. Këto 2 investime madhore janë një moment i rëndësishëm në thithjen e investimeve të tjera në Shqipëri.  Ne mendojmë se rritja e investimeve jo vetëm amerikane por edhe të huaja është nëse ne adresojmë klimën e biznesit”, u shpreh Jaço.

Në forumin  e përvitshëm për bizneset presidenti i dhomës Amerikane Enio Jaço tha se investitorët stepen nga ndryshimet fiskale, ndërsa ligjin për tatimet e konsideroi të vjetër.

“Investitorët e gjejnë të vështirë të planifikojnë në plan afatgjatë nëse kemi një ndryshim, frekuent, e bën këtë sistem jo atraktiv.  Ligji i tatimeve është krijuar në vitin 1998. Sigurisht që ka marrë disa riparime ndër vite, por është një ligj shumë i vjetër, i cili nuk e ka strukturën moderne të raportimit financiar ndërkombëtar dhe si i tillë lejon hapësira të cilat janë relativisht të pa-menaxhueshme dhe konfuze për bizneset”, sqaron ai.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, njoftoi se ligji për tatimet do të ndryshojë.

“Në vitin 2021 do të fillojë puna për hartimin e një ligji të ri, që është kërkesë e BE për të pasur një ligj më të thjeshtë. MFE po punon për një strategji  afatmesme të politikave fiskale”, u shpreh Ibrahimaj.

Po ashtu Ibrahimaj tha se do të bëhet automatik edhe rimbursimi i TVSH për bizneset, në mënyrë që të shmangen burokracitë dhe vonesat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?