Dick Marty është i sigurt: Shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK-së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë. Në fillim të Raportit të tij (Pikat 1-20, Faqe 1-4) ai përsërit të njëjtat akuza si në raportin e tij të parë që u publikua me 11 qershor të vitit 2007.
Përfundimi i Marty-t: Të gjithë përpiqen të fshehin krimin. Gjatë konferencës për shtyp ku Marty prezantoi raportin e tij një gazetar e pyeti: "Çka të fshehin?", "dëshmitë natyrisht", iu përgjigj Dick Marty. "Cilat dëshmi? Ju nuk i keni ato, prej nga jeni i sigurt se ato ekzistojnë», e pyeti një gazetar tjetër. Pas një pauze, Marty me një lehtësi: "Do t’i gjemë ato". Deri atëherë, durim pra.
Shqiptarët, të mllefosur
Hashim Thaçi, i cili drejtpërsëdrejti akuzohet nga politikani zviceran, paralajmwroi se do padisë autorin e raportit. "Marty duhet shpejtë të sjell fakte për këto akuza, përndryshe duhet të llogaris me një padi penale", kështu ishte mesazhi nga Prishtina.
Administratori i parë në Kosovë Bernard Kouchner u tregua skeptik ndaj raportit zhurmëmadh. Më qartë në këtë kontekst u deklarua edhe zëdhënësja e EULEX-it në Prishtinë Christina Herodes:
"Pas një hulumtimi të gjatë të rastit hetuesit e EULEX-it nuk gjetën dëshmi në "shtëpinë e verdhë", të cilat do të konfirmonin akuzat rreth kontrabandimit me organe njerëzish».
“Nuk është diçka sensacionale që hetuesit nuk kanë gjetur gjë”, kundërshtoi Carla del Ponte. Pse? Sepse: “Kosova është fëmija e dashur e SHBA-ve”, tha ajo në një intervistë me të përditshmen zvicerane nga Berna “Der Bund”.
Pra ajo le të kuptojmë se SHBA- të janë ato që pengojnë zbardhjen e të së vërtetës?
“EULEX nuk bën punën si duhet”?
Edhe më interesant është pjesa e dytë e raportit.
Ai parashtron aty disa pyetje (Pikat 85 – 77), të cilat kërkojnë vëmendje: Në qoftë se EULEX dhe instancat tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri paskan hulumtuar në mënyrë të rregullt rastin dhe paskan ardhur në rezultate përmbyllëse, atëherë pse këto nuk i kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare e publike në Këshillin e Evropës, në parlamentin e saj, pse ato nuk ia janë dorëzuar po në të njëjtën formë siç bën Dick Marty Komisioneve të OKB-së për të drejtat e njeriut e të ngjashme?
Dihet publikisht që Dick Marty ka kontakte miqësore me personalitete të caktuara e qeveritare në Beograd.
Lajmi kryesor:
Rama: Në shtator paraqesim në Këshillin e Evropës pavërtetësinë e akuzave të Dick Marty, bota ta dëgjojë! Mbi ato akuza u ngrit Gjykata Speciale
B.K./ReportTv.al