Politikë

Shqipëria në krah të Ukrainës/ Kuvendi dhe ambasada e Ukrainës përkujtojnë luftën 3-vjeçare, të ftuar personalitete të kulturës

24 Shkurt, 19:40| Përditesimi: 24 Shkurt, 19:43

  • Share

Tre-vjetori i fillimit të luftës në Ukrainë u kujtua këtë të hënë edhe në vendin tonë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës organizuan në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.

Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar disa veprimtari, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet, sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.

Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, si dhe ka marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?