Djali që shpëtoi qenushin nga zjarri

Kronikë

Shqipëria në luftë me flakët, kryeministri Rama ndan foton e djalit që rrezikoi jetën për të shpëtuar qenushin: Respekt!

14 Gusht, 22:41| Përditesimi: 14 Gusht, 22:49

  • Share

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve, me vatrat e zjarrit që kanë shkrumbuar gjithçka kanë gjetur para, duke shkaktuar deri tani një të vdekur, disa të plagosur, mbi 100 bagëti të ngordhura, zgjoje bletësh të djegura, sipërfaqe të tëra me pyll e bimësi, pemëtari dhe dëme të tjera.

E ndërsa banorët e disa fshatrave u urdhëruan që të largohen nga banesat e tyre për t’u strehuar në vende të sigurta, shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë të binden duke shtuar se shtëpisë u dhimbsen edhe kafshët, të cilat nuk kanë ku t’i çojnë.

Ata madje herë pas here kanë refuzuar edhe forcat operacionale për urdhrin e evakuimit, duke qëndruar në zonat me rrezik. Dhe mes të gjithë këtij kaosi, kanë spikatur momentet epike të helikopterëve dhe avionëve që hedhin ujë nga qielli, zjarrfikësve të rraskapitur, policëve, ushtarëve, dhe deri vetë banorëve vullnetarë.

Ka pasur edhe pamje prekëse si ajo e kalit të djegur në Delvinë, bagëtive të ngordhura, shtëpive të rrafshuara, por edhe heronjve.

Dhe një imazh i tillë është ndarë sot nga kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook.

Në foton e tij shihet një djalë që ka shpëtuar mes flakëve një qenush.

“Respekt”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotos.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?