Shqipëria në Samitin Digjital të Ballkanit

Sociale
Drejt Punës

Shqipëria në Samitin Digjital të Ballkanit, shkolla kodimi për të rinjtë, Karçani: E-Albania revolucionarizoi shërbimet në Shqipëri

13 Tetor 2021, 15:55| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 16:33

  • Share

Samiti i 4-të Digjital në Ballkanin Perëndimor në Mal të Zi hap disa mundësi të reja për Shqipërinë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj foli në Samit mbi përvojën shqiptare të shërbimeve online të vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare.

 “Shqipëria dixhitale nuk mund të kuptohet pa platformën e-Albania, e cila sot ofron 1,207 shërbime publike ose 95% të të gjitha shërbimeve publike me vetëm një klikim. Sot, e-Albania i shërben 2.3 milionë qytetarëve dhe bizneseve shqiptarë dhe të huaj pa asnjë kosto, pa pritur në radhë në sportelet e shtetit, pa pasur asnjë kontakt fizik me punonjësit e administratës.

Modeli ynë bazohet në një arkitekturë të thjeshtë dhe efikase. Ne kemi investuar në dixhitalizimin e arkivave fizikë, përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe cloud, zhvillimin e platformave të dedikuara për qarkullimin e dokumenteve të vlefshëm ligjërisht, lëshimin e tyre me me një vulë ose nënshkrim elektronik, etj”, tha Karçanaj.

Ajo bëri me dije se përmes Agjendës Digjitale 2021-2030, Shqipëria po inicion sfida të reja për digjitalizimin, nga përdorimi i inteligjencës artificiale për shërbime më cilësore, te krijimi i shkollave të kodimit për të rinjtë shqiptarë duke nisur nga viti i ardhshëm ku do nisin 1 mijë të rinjtë e parë.

“Planet tona për avancimin e digital skills në Shqipëri do të fokusohen veçanërisht në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe talenteve në kodim, nëpërmjet modelit Boot Camp dhe shkollave të kodimit, nga ku synojme të kemi brenda vitit të ardhshëm 1,000 kodues të rinj dhe 3,000 në vitin 2023. Në fokus kemi gjithashtu ndryshimin e kurrikulës mësimore me përfshirjen e kodimit dhe IT-së që nga klasa e parë me qëllim përhapjen masive të kodimit tek nxënësit.”, tha Karçanaj.

Në Samit u vlerësua inicitiava e heqjes së Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe së shpejti e njëjta iniciativë do të ndiqet edhe me vendet e Bashkimit Europian duke krijuar një lehtësi të madhe për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në BE. Gjithashtu u nënshkruan dy marrëveshje të reja bashkëpunimi mes vendeve ballkanike për të rritur ndërveprimin digjital.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?