Rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar statistikat e viteve të mëparshme. Rreth 1 500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Bilanci reflektohet në raportin veprimtarisë së SPAK për vitin 2021, raport i cili do të paraqitet për shqyrtim në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Më 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Ndërkaq, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.
“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raportin e SPAK.
Ndërkaq, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, në kuadër të 655 procedimeve penale. Këta persona kanë përdorur 3664 telefona. Vetëm dy raste, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vendosjen e dy personave nën hetim. Ndërkaq, në 58 raste, prokurori ka vendosur të ndërpresë vetë përgjimin me vendim të motivuar.
Gjatë vitit 2020, SPAK ka përgjuar rreth 1 mijë persona, ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rreth 3 500 persona.
Ndërkaq, SPAK paralajmëron përshkallëzimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit gjatë vitit 2022.
“Prokuroria e Posaçme është e vendosur të forcojë dhe konsolidojë arritjet e saj dhe gjatë vitit 2022. Prokurorët, hetuesit dhe stafi administrative janë të përkushtuar në maksimum në objektivat e vendosura dhe arritjen e tyre. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit, pastrimit të parave dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal do jenë prioritete kryesore në punën tonë”, thuhet në dokumentin e SPAK.
SPAK
Raporti, përgjimet nga SPAK
Raporti, përgjime nga prokuroritë e zakonshme
Me ket qe thot Arben Kraja... Lek Plepi, ujku cerrikut, Garidha dhe Ard Daullxhiu i kan ditet e numeruara.
Përgjigju5 mije jane pak. Shymzoji per 5 se ke lene pa llogaritur Policine, Sherbimin Informativ etj.
PërgjigjuNuk behet puna me pergjime, keni shume materiale gjate 30 viteve sic jane piramidalet, Agush ilir cfurki me 700,00 euro, pallati i sportit partizoni, gerdeci, Fullhani me 7.3 milione euro, skrapi i tankeve, e shume e shume te tjera qe i keni ne dosje te futura ne sirtar. ne keto kushte mos u merrni me pergjime por meruni me gangsteret e medhenj, Salih shiqere viçidoli, Agush Ilir Cfurku, Genc Ruli, Famir Mehdihoxh Grdeci, Majko i skrapit te tankeve, Ruli i Armos, Haxhinasto i TAP, e shume e shume te tjere me dosje ne Prokurori dhe ne spak osa aspak
PërgjigjuShifrat qe ofron Arben Kraja nuk thone asnje rezultat te matshem e besueshem per mua.Jane konsum vetem per justifikimin e rroges se tij. Deri kur,k'shtu ma ?
PërgjigjuShume e sakte Lora!!! Ata te incenetatoreve i lajmeruam une dhe ti qe te iknin, nuk u dekonspirua hetimi hahahaha Adriatik Llalla qe ju iku per shalesh dhe u strehua ne itali nuk quhet. Quhet sukses mos dekonspirimi i pergjimeve? Po dekonspirim, devijim dhe prishje te hetimeve ka? Apo ato nuk quhen. Aksion i bujshem i SPAK-ut ne doganen e Vlores duke arrestuar dy veta qe shesin rrecka. Se nga vjen dhe del droga qe eshte lume " nuk dihet". Korupsioni i hapur tek Drwjtoria e Blendi Gonxhes " nuk dihet". Nga burojne parate e gjithe ketyre ndertimeve " nuk dihet". Nga i gjeten parate per Vila ne lales dhe kudo politikanet " nuk dihet" etj etj. FBI shqiptare SPAK me Arben Huver ne krye hahaha kerkojne dhe mandat te perjetshem keta qe kane frike nga Saliu dhe Meta dhe qe marrin komande nga Rama. Pika Spakut.
ASPAKU ja vlen tju quajme. Merrni rrogat kot e na beni derr derr kot. Lrimi dhe korrupsioni po mbysin kete vend ti na del para luvendit me djalin e qifit deputet apo me kriminelat tjere. Jeni katandis per gjynaf.
Përgjigju