Urgjenca në Delvinë

Kronikë

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve’, Ministria e Shëndetësisë: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës në zonat e prekura

13 Gusht, 13:32| Përditesimi: 13 Gusht, 14:12

  • Share

Teksa Shqipëria vazhdon të jetë në luftë me flakët veçanërisht në Delvinë e fshatin Nartë të Gramshit Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale informon se kanë ngritur mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

Në njoftim theksohet OSHKSH, QKUM, QSUNT, SUT, e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për këtë situatë emergjente.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

OSHKSH, QKUM, QSUNT, SUT, e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave  të përfshira në këtë emergjencë.

Bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur.

Garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, mbetet prioritet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?