Ministri Blendi Gonxhja dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi

Politikë

Shqipëria nënshkruan Memorandumin Historik me shqiptarët e Luginës së Preshevës: Qasje e përbashkët në politikat dhe iniciativat rajonale

10 Shtator, 16:42| Përditesimi: 10 Shtator, 16:44

  • Share

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nënshkruar një Memorandum Historik me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues të shqiptarëve të Luginën e Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili thotë se ky momerandum synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e inovacionit, si ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Ministri Gonxhja shprehet se memorandumi u arrit edhe me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama.

Kjo urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të forcojë diplomacinë kulturore dhe ekonomike shqiptare.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, Diplo2025

Postimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhja:

?????????

Pas takimeve zyrtare në Luginën e Preshevës, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, ekonomik dhe rinor, me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua sot Memorandumi Historik mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ky Memorandum forcon diplomacinë kulturore dhe ekonomike shqiptare, duke hapur rrugë për qasje të përbashkët në politikat, programet dhe iniciativat rajonale. Përmes tij synohet nxitja e nismave të përbashkëta, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i inovacionit, si ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të #Diplo2025 – Konferencës së Ambasadorëve, duke i dhënë një dimension të ri diplomacisë shqiptare në shërbim të kulturës, ekonomisë dhe solidaritetit ndërshqiptar.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?