Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu

‘Shqipëria nivelet më të larta botërore për humbjet e stafit mjekësor nga COVID-19’, ish-ministri i shëndetësisë Shehu: Tregues i cinizmit qeveritar ndaj tyre!

28 Shkurt 2021, 09:58| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 10:01

  • Share

Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka folur lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Sipas tij Shqipëria ka numrin më të lartë të viktimave të personelit mjekësor, duke shtuar se kemi 11 herë më shumë viktima se Italia, 4 here me shume se Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi.

Ai shprehet se në Evropë për shkak të masave të ndërmarra janë minimizuar infektimet e personelit mjekësor me COVID-19, duke e krahasuar me vendin tonë që sipas tij mungojnë.

“Kështu në raport me numrin e mjekëve e të vdekjeve në tërësi, jemi në nivelet më të larta botërore për humbjet e stafit mjekësor e prekjen e tyre.”, shkruan Shehu.

Shehu në postimin ka listuar edhe një serë akuzash ndaj Edi Ramës dhe qeverisë duke i konsideruar përgjegjës që nuk kujdesen për personalet mjekësore.

“Këtij Kryeministri në ikje, më 25 Prill edhe personeli shëndetësor do t’i tregojë se koha e ‘Faraonëve me skllevërit e tyre’ përfundon ne atë datë.”, shkruan ish-ministri i shëndetësisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/03/2021 01:38

    Sa kohe kemi gjalle e shendoshe e mire nje Tritan Shehu, <<i gatshem per te kontribuar>> si mjek,Shqiperia nuk ka per te ngelur kurre keq per bluza te bardha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?