Kronikë

Shqipëria nuk gjen paqe, sërish lëkundje sizmike

30 Nëntor 2019, 21:57| Përditesimi: 30 Nëntor 2019, 22:15

  • Share

Shqipëria nuk gjen paqe nga tërmetet, pasi mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër lëkundje me magnitudë 4.3 ballë e shkallës rihter me epiqendër në fshatin Hamallaj në Durrës. Lëkundja është regjistruar në orën 21:53 minuta me thellësi 10 km.

Pas lëkundjes kryesore mëngjesin e së martës me fuqi 6.4 ballë që solli tragjedinë lëkundjet sizmike kanë vijuar përgjatë gjithë ditëve në vijim, por me itensitet më të ulët. Lëkundja e mbrëmjes së sotme me epiqendër në Durrës është ndjerë edhe në Tiranë dhe qytetet përreth.

Lëkundjet vijojnë që të shkaktojë frikë te qytetarët, që kanë dalë jashtë nga banesat, teksa në Durrës një pjesë e tyre vijojnë të kalojnë natën në makinë.

Të dhënat për lëkundjen e fundit të EMSC

Komento

Komente

  • Tir: 01/12/2019 00:17

    Perse epiwendren e nxirrni ne thellesi mbi 10km ju suzmologet shqiptare? Ajo eshte 10km sipas emsc-se. Kjo eshte fytyra e sakte e sizmologjise shqiptare sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?