Njoftimi i Departamentit të Thesarit

Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë shkelur embargon me Rusinë! SHBA: Gruri i Kremlinit nuk sanksionohet, redukton ndikimin e luftës në Ukrainë

17 Dhjetor 2022, 16:15| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 18:43

  • Share

Shqipëria dhe Mali i Zi nuk e kanë shkelur embargon e Federatës Ruse. Këtë e bën të qartë faqja zyrtare e Departamentit të Thesarit të SHBA, ku shpjegohet me detaje se nuk ka sanksione ndaj grurit ukrainas dhe rus që futet në tregjet ndërkombëtare.

Kështu njoftimi i Departamentit të Thesarit hedh poshtë pretendimin e gazetës malazeze që shkruante se Shqipëria dhe Mali i Zi kishin lejuar tregtinë e grurit dhe plehrave kimikë mes saj dhe Serbisë përmes Portit të Durrësit. Pas artikullit të gazetës opozitare malazeze, edhe opozita shqiptare hodhi akuza duke thënë se u thyen sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë. Flamur Noka e cilësoi tradhti kombëtare teksa supozonte se Shqipëria është në rrezik shndërrimi të një shteti të kapur dhe vendi të shitur. Petrit Vasili e konsideron si skandal dhe nuk kursen akuzat ndaj Ramës, për të cilin thotë se bashkëpunoi me Vuçiç për thyerjen e embargos së BE ndaj Rusisë.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon hetim për lajmin e mediave malazeze lidhur me thyerjen e embargos me Rusinë.

Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët, SHBA, vendet e BE-së dhe pothuajse i gjithë Ballkani Perëndimor kanë ngrirë llogaritë e të ashtuquajturve oligarkë rusë si dhe kanë ndërhyrë në bankat e Swift. Por, në asnjë objektiv të lëshuar nga ndërkombëtarët nuk ka qenë sanksionimi i grurit të prodhuar në Rusi dhe Ukrainë, pasi është elementi kyç që favorizon reduktimin e luftës së pajustifikuar në Ukrainë.

Çfarë thuhej në median malazeze: 

Gazeta opozitare në Mal të Zi, Podjeda ka paraqitur rishtazi një botim ku thuhet se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë thyer embargon me Rusinë. Sipas gazetës në fjalë, argumenti ishte se vendi ynë dhe Mali i Zi për muaj me radhë lejuan tregtinë e grurit dhe plehrave kimikë mes saj dhe Serbisë përmes Portit të Durrësit.

A e ndalojnë sanksionet e SHBA eksportin e plehrave tranzit ose të lidhura me Rusinë?

"Jo. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka vendosur sanksione në eksportimin e plehrave kimtike përfshirë edhe Rusinë. E si pasojë edhe transaksionet që kanë të bëjnë me procedurat tregtare për këtë produkte nuk janë nën sanksione. Në masën e transaksioneve që lidhen me eksportimin e plehrave tranzit përfshirë edhe Rusinë mund të ndalohet ndryshe nga RuHSR, GL 6B. Këto të fundit autorizojnë midis aktiviteteve të tjera, transaksione të caktuara që lidhen me prodhimin, shitjen, ose transportin e mallrave bujqësorë, përfshirë edhe plehrat."- thuhet në dokument. 

Më qartë, në njoftim thuhet se plehrat kimike dhe gruri kanë reduktuar ndikimin e agresionit të Kremlinit në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim vetëm për importin e peshkut dhe ushqimet e detit nga Federata Ruse.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të sjellë grurin ukrainas dhe rus në tregjet botërore dhe për të reduktuar ndikimin e luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, e cila ka përmirësuar furnizimet globale të ushqimit dhe ka rritur çmimet e ushqimeve në mbarë botën.  Tregtia bujqësore dhe mjekësore nuk janë objektiva të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë për luftën e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës”, theksohet në njoftim. Ndërkaq në dokumentin e detajuar të të Dhënave të Sigurisë Ushqimore të OFAC është publikuar një material krejt i detajuar e i thjeshtë për të informuar sa më qartë publikun.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit

Ndërkaq, pretendimi i gazetës malazeze bie poshtë edhe për faktin se Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka ndërmarrë një paketë të plotë të sanksioneve ndaj Rusisë. 

Pra pyetja që shtrohet është, çfarë interesi do të kishte Shqipëria në një kohë kur është një ndër vendet e cila u bë palë e ndërkombëtarëve që në fillim të agresionit rus?

Paketa me sanksione ndaj Rusisë u ndoq edhe nga paketë e dytë që bllokoi faqet web ruse edhe në Shqipëri mes te cilave edhe Russia Today. Duke iu bashkuar masave që janë marrë nga SHBA dhe BE, edhe vendi ynë vendosi sanksione ndaj Rusisë për të dënuar agresionin e saj ndaj Ukrainës. Gjithashtu Shqipëria mbylli hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi. në vendin tonë do e kenë të ndaluar të udhëtojnë të gjithë personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë rus dhe njerëzit e biznesit.

Ky vendim u mor më 27 shkurt, vetëm 3 ditë pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Ministrja Xhaçka aso kohe u shpreh se u preken 654 individë dhe 52 subjekte.

Fleta e të dhënave për sigurinë ushqimore të OFAC:
Sanksionet e Rusisë dhe tregtia bujqësore

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?