Vrasja e policit në Kosovë, Rama: Serbia përgjegjëse, BE të dënojë shpalljen e zisë për terroristët, s'nevojitet hetim! KFOR të marrë në kontroll veriun

28 Shtator 2023, 11:49| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 17:54

  • Share

Moslinjëzimi i Shqipërisë me deklaratën e BE-së ka qenë në fokus të kryeministrit Edi Rama në një komunikim me gazetarët. Qëndrimi i Shqipërisë, që për herë të parë nuk mbështeti linjën e Bashkimit Evropian dhe ishte e vetmja mes vendeve kandidate dhe anëtare që nuk u dakordësua me deklaratën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është pritur mirë nga Brukseli zyrtar.

Duke shprehur shqetësimin e madh për atë që po ndodh në veri të Kosovës, kreu i qeverisë i bëri thirrje Bashkimit Evropian të dënojë atë që ndodhi në Banjskë, por edhe karshillëkun nga ana e Beogradit, të cilët nderuan terroristët serbë duke shpallur zi për terroristë. 

Rama theksoi se derdhja e gjakut të një ‘shërbëtori’ të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht sjell edhe mos dobinë e një hetimi të thelluar, por ajo çka nevojitet në këto momente është dënimi me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë, jo vetëm për Kosovën, familjen e dëshmorit Afrim Bunjakut apo për drejtësinë, por për të gjithë Rajonin. Rama tha se i gjithë Ballkani pret për një përgjigje me të njëjtën optikë morale dhe demokratike që Bashkimi Evropian e karakterizon.

“Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të policisë së shtetit të Kosovës.  Nuk vrau veten se pa ca civilë serbë të armatosur me çifte, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin e Serbisë. Ky është një karshillëk, ilegal nga ana e grupit ilegal aq dhe jo institucional nga shteti serb. Nuk ka nevojë për hetim, kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë.”- tha Rama.

Kreu i qeverisë rikthehu edhe njëherë në vëmendje planin franko-gjerman si dhe thirrjet e tij edhe më të hershme që veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR, para se të jetë shumë vonë. Rama tha se çdo neglizhim i sotëm, mund të sjellë dobinë e më shumë trupave, si dhe të një nyjeje të vështirë për t’u zgjidhur në ditët në vijim.

“KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Çdo justifikim sot që ‘s’kemi trupa’ mund të bëjnë nesër ndërhyrjen shumë më të madhe në trupa por edhe në vështirësi.”- vijoi Rama.

Rama u ndal edhe më gjerë në komunikimin e sotëm, për lajmin ekskluziv që kishte siguruar përmes burimeve, Shqiptarja.com, ku për herë të parë Shqipëria nuk linjëzohej me deklaratat e BE-së për Kosovën.

Faktikisht, Rama u kujdes të theksonte së Shqipëria nuk ka asgjë konkrete me këtë deklaratë të BE-së, sepse është dhe vijon të jetë mbështetëse për një dialog të Kosovës dhe Serbisë, pasi është në interesin strategjik të vendit tonë. Kryeministri thotë se nisur nga zhvillimet dramatike në veri të Kosovës, do duhej një deklaratë e dytë, në mënyrë që Serbia të cilësohej si përgjegjëse për 12 orët luftë në Zveçan. Rama theksoi se ky qëndrim i Shqipërisë nuk u mirëprit mirë nga miqtë e Brukselit, por megjithatë, Shqipëria nuk tërhiqet.

Ai shtoi se Brukseli aktualisht nuk e kishte të mundur të realizonte një deklaratë të dytë, të cilën kryeministri e sheh si të domosdoshme për t’u dëgjuar nga Kosova e i gjithë Ballkani.

“Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim të kuptueshëm kur ja kemi përcjellë Brukselit.

Ne thamë se s’kemi ndonjë rezervë me deklaratën në vetvete, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që ndikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë, nga një deklaratë e dytë mbi  zhvillimet e pa tolerueshme në veri të Kosovës. Na u tha se nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë aprovimin 3e vendeve anëtare dhe pritej të linjëzohej edhe Shqipëria. Përgjigja jonë ishte negative dhe nuk u pëlqye. Qëndrimi im nuk ndryshon, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarate e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga java në javë, dita ditë, apo në orë.”-tha Rama

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku duket qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës.

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar. 

Ora 13:09
Rama: Fitoren e dytë Kosova e ka në tavolinë! Pa BE-në dhe SHBA-në nuk do të ekzistonte si shtet

 

Kryeministri Edi Rama thotë se pa BE-në dhe pa SHBA-në Kosova nuk do të ekzistonte si shtet.

Rama theksoi se Kosova fitoi luftën por fitoren e dytë atë të njohjes si shtet i pavarur nga Serbia mund ta marrë vetëm në tavolinë.

“Synimi strategjik është që nëse arrihet të merret dhe fitorja e dytë pas fitores së luftës ajo merret në tavolinë. Pa BE dhe pa SHBA Kosova nuk do të ekzistonte si shtet. Kush i ka bërë të gjitha? Ndërkombëtarët sigurisht patjetër.”, tha Rama.

Ai u shpreh se e ka paralajmëruar disa herë që duhet të kihet vëmendje për të mos agravuar situata në veri të Kosovës. 

“Nëse ju mendoni se Serbia është ende shtet agresor në lëvizje, atëherë jetojmë në dy kohë të ndryshme. Për mua Serbia është shteti që ka humbur luftën ndaj Kosovës. E ka humbur... Disave, ju duhet që të jetë kështu, e kuptoj. Kosova e ka në tavolinë atë që ka kërkuar prej kaq shumë viteve.”- tha Rama.

Ora 13:01
Deklarata e Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës, ja si përgjigjet Rama

 

“Kurrë mos thuaj kurrë”, ka qenë pak a shumë komenti që ka dhënë kryeministri Rama për deklaratat e ashpra të Presidentit serb, Vuçiç për mosnjohjen e Kosovës.

“E di sa njerëz kanë thënë që derisa të vdes nuk do bëj këtë e nuk do bëj këtë apo jo?

1000 herë të kthehesha, 1000 herë do e jepja nga e para. Pse mi bëni këto pyetje, a nuk do ishte më mirë për të qenë një lider më i moderuar në Serbi? Po mo patjetër? Bëjmë dot një strategji të tillë, s’bëhet me dëshira këto punë. Paqja nuk bëhet për interesin e Serbisë, por për interesin e Shqiptarëve. Procesi i normalizimit me Serbinë, për mua është strategjik nuk është për Serbinë. Ata kanë interesat e veta.”- tha Rama.

Presidenti serb u prononcua për mediat të dielën e zezë të 24 shtatorit ku tha se edhe nëse do të vritet çdo serb, nuk do e njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Dyfytyrësia është emri i tyre  (i ndërkombëtarëve)  i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet.”- tha Vuçiç më 24 shtator.

Ora 12:46
A do ndërmjetësojë Shqipëria dialogun Kosovë-Serbi? Ironizon Rama: Jo, ndonëse jam vëllai i Vuçiçit

 

Kryeministri Edi Rama është pyetur për një mundësi ndërmjetësimi nga ana e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi. Rama thotë se është në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të bëhet pjesë e negociatave.

“Unë nuk bëj dot ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë se jam në konflikt të hapur interesi. Edhe pse disa më thonë je vëllau i Vuçiçit, edhe ai e di që për ndërmjetësim jam në konflikt të hapur interesi.”- thotë Rama.

Ora 12:17
Rama: Dy forca më kanë kapur mua që kur kam marrë detyrën; flamuri kombëtar dhe ai i BE-së

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. I pyetur në lidhje me qëndrimet e tij kundrejt kreu të qeverisë së Kosovës, Rama tha se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim.

‘Telenovela ku patjetër duhet të ketë krisje dashurie për gjëra kaq serioze është mbresëlënës. Unë nuk kam ndryshuar në asgjë. 1000 herë të kthehem mbrapa do të bëjë të njëjtat gjëra. Por bëj një bilanc të gjërave që kam thënë më parë. Por bëj atë që bëj gjithmonë, them atë që mendoj dhe mendoj atë që më fryn në vesh. Dy forca që më kanë kapur mua që kur kam marrë këtë detyrë, njëra është kjo këtu, flamuri kombëtar dhe tjetra flamuri i BE-së. Mund të kem të drejtë dhe gabim por këto janë forcat që më kanë kapur mua dhe me këto forca punoj me mendimet e mia dhe në emër të këtyre forcave formuloj dhe mendimet e mia. Këtu nuk ka as klimë të re as të vjetër, këtu ka lidhje me qëndrimet strategjike dhe me veprimet për të çuar para një strategji të caktuar. Ata që më thonë i kanë të freskëta akoma kujtimet e tmerrshme nga barbaria e regjimit diktatorial në Beograd.’- tha Rama.

Ora 12:12
Rama: KFOR duhet të marrë kontrollin në veri të Kosovës, dy palët të shfrytëzojnë sa është ende plani franko-gjerman në tryezë

 

Kryeministri Rama u shpreh se KFOR do duhet të marrë kontrollin në veri të Kosovës. Ai u shpreh se dy palët duhet t’i rikthehen dialogut sa është ende plani franko-gjerman në tryezë.

“KFOR duhet ë marrë në kontroll veriun e Kosovës. E kam bërë shumë herë këtë propozim, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo justifikim sot që ‘s’kemi trupa’ mund të bëjnë nesër ndërhyrjen shumë më të madhe në trupa por edhe në vështirësi.

Prandaj jam këtu sot dhe me vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova, pra KFOR në veri. S’kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. S’ka rëndësi fare këtu kush e kërkon, këtë e kërkon situata sot, po të ishte bërë më parë, s’do kishin ndodhur këto. Pak vonë sipas meje, po më mirë pak vonë sesa shumë vonë. Më vjen mirë që Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA- së për draftin e asociacionit. Në thelb kërkesa e saj është pozitive, është një hap më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Nuk pa pikë rëndësi kush e shkruan kush e propozon, por ka rëndësi vetëm një gjë, drafti do përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar mbi një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Qeveritë shkojnë e vijnë shtetet serioze jo, vazhdojnë zbatojnë marrëveshjet. Plani franko-gjerman është ende në tryezë, historia mëson që nëse bën shumë naze se do më shumë, merr më pak.”- tha Rama.

Ora 12:07
Rama: Takimet për dialogun Kosovë-Serbi s'kanë më çfarë të ofrojnë, duhet një konferencë paqeje! Të zbatohet plani franko-gjerman

 

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që BE dhe komuniteti euro-atlantik të ndërhyjnë që të zbatohet plani franko-gjerman. Rama tha se takimet për dialogun Kosovë-Serbi s'kanë më çfarë të ofrojnë, duhet një konferencë paqeje.

‘Formati i dialogut duhej ngritur si konferencë me planin franko gjerman, ndërsa përfaqësimi i BE-së, dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkautore të këtij plani.

Minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku hyjnë e dalin dy burra andej këtej ska më asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj minimalisht është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shumë më shpejt se çmund të mendosh në një ditë si kjo ku s’ndodh asgjë se është vetëm ajo që duket, prandaj jo vetëm niveli I përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur lart dhe duhet ngritur shpejt, por duhet patur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshje të formësuara ca gojarisht ca të pazbatuara, me vonesën mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur.’- tha Rama.

Ora 12:00
Rama: Po derdhet gjak të pafajshmish! Çfarë hetimi po pret BE-ja?! Situata mund të përkeqësohet në veri të Kosovës

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se BE-ja nuk ka nevojë të hetojë për vrasjen e efektivit të policisë, Afrm Bunjakun ndërsa ka bërë thirrje që unioni të dënojë me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë për atë që bëri Serbia në veri të Kosovës. Rama gjithashtu u shpreh se shpallja e zisë kombëtare në Serbi për serbët e vrarë, të cilët ishin terroristë, është karshëllëk ilegale nga grupi ilegal dhe jo institucionale nga shteti serb.

“Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të policisë së shtetit të Kosovës.  Nuk vrau veten se pa ca civilë serbë të armatosur me çifte, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin e Serbisë. Ky është një karshëllëk, ilegal nga ana e grupit ilegeal aq dhe jo institucional nga shteti serb. Nuk ka nevojë për hetim, kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë. Jo vetëm se familjet e policit të vrarë, Kosova e populli meriton ta dëgjojë me zë të lartë drejtësinë morale të BE-së. E meriton i gjithë rajoni ta dëgjojë këtë përgjigje të Bashkimit Evropian. Kam paralajmëruar prej kohësh, mundësinë e shtjellimit të këtij skenari tragjik e fatkeq. Jo se jam me i mençur as nuk kam dhunti për të lexuar të ardhmen, por nuk jam aq i zënë me hallet e gjithë botës, saç janë të mëdhenjtë e kësaj bote, s’jam as i mbyllur qoftë udhëheqësit e sotëm të Kosovës qoftë të Serbisë. E di që në këtë sekondë, sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale, plumbat e trimave, jam mësuar me trimat e klubeve mediatike të Tiranës, më tregojnë me gisht sa herë ka krizë, më drejtojnë me gisht edhe në Kosovë me quajnë vëllanë e Vuçiçit, por jam mësuar. Por i mirëkuptoj, pa asnjë problem.”-tha Rama.

Ora 11:50
Rama: Sulmi në Kosovë nga serbët, Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal, por shpalli ditë zie! BE ta dënojë

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka kërkuar sërish që BE të dënojë shpalljen e zisë nga Serbia për vrasësit e policit në Kosovë. Sipas kryeministrit Rama, sulmi në Kosovë nisi nga serbët dhe Serbia nuk u distancua nga grupi kriminal.

‘Kam dalë për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës. E dëgjuam me shumë vëmendje edhe prononcimin e djeshëm të zëdhënësit të Brukselit i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa pritur rezultatet e hetimit si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Serbia duhet të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. U provokua nga grupi kriminal serb dhe jo nga policia e Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë. Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata. Duke e dimë nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal. Dënimi i aktit absurd të ndermit kombëtar të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake.’- tha Rama.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • CaBone: 29/09/2023 08:48

    Respekt per cdo fjal nga KM Shqiptar. Nuk e di ca ka ne Mendje ose Zemer ky Bosi, por nuk mund ti heqesh as nje pike as nje presje. Ka fol i matur dhe drejt per drejt. Shum nga parafolsit e akuzojn per ku di un lloj lloj budallalliku. Por duhet te marim para sysh qe ai KM i nje vendi qe aspiron te behet pjes e BE( per BE eshte Plak K..v, por th gje kjo) qe te dali te bertasi hajd ikim ne Luft. Se vetem ajo ka ngel. Ama then gjitha kto ky ka te drejt. Edhe per KFOR un pajtohem se jqs KFOR luan rrol paqje ne Veri te Kosoves, ateher nqs KFOR eshte kot te pe jashtojet na Kosova. Po a mund te me thot njeri mua qe nqs nuk jan Nderkombtaret ne Veri situata do ishte me e mir? Kshu qe mir jan ben dhe i thot gjerat ne sy. Edhe pizicioni qe ka e frenon pak ne Shprehje ose Qendrime. Repekte per Shqiptaret dhe Shqiprin gjithmon.

    Përgjigju
  • Poli: 29/09/2023 01:35

    Nese ne te ardhmen e afert do te ndodhin incidente tjera me prapavije orkestruese Vucic ne Beograd, do te kete evidenca me e shemtuar e pozicionimit negativ te vllamit ne Tirane.

    Përgjigju
  • Artan: 29/09/2023 00:58

    Na flliqi na e nxiu faqen e zeze, si ska turp. Sa hapur e shiti interesin e kombit ????????‍♂️

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 28/09/2023 19:52

    Kryeministri shqiptar edvini punon per interesat e tij qe jane: mbajtjen e pushtetit sa me gjate bile deri ne fund te jetes dhe pasurimin e vazhdueshem te kunderligjshem ne sherbim te lobeve sllavo ruse...kjo ben muuuu ne mes te dites.

    Përgjigju
  • Adi: 28/09/2023 16:27

    Po si s'të vie turp o Edi Rama dhe përkrahësit e tijë të thonë kfor-i ta menaxhoj? Ajo është pjesë e Kosovës o Kokëderr! Djemtë tanë e menaxhuan si është më së miri pjesën e territorit të Kosovës! Ç'janë këto fjalë si vucic. I mjeri ti sa dëmin ja ke bo Kosovës! Turp!

    Përgjigju
  • Baçi: 28/09/2023 15:42

    Une te dija per çun tirone ty

    Përgjigju
    • Arbëri: 29/09/2023 14:06

      Çun Beogradi…!!!

  • Mico i Taqit: 28/09/2023 15:01

    Po të vijnë disa terroristë grekë në Himarë apo ku jeton minoriteti grek a do e kërkosh KFOR të marrë nën kontroll Himarën e zonat minoritare?

    Përgjigju
  • Jo po: 28/09/2023 14:57

    Kfor-i të marrë Derviçanin nën kontroll se doli një Kacifa.

    Përgjigju
  • Poli: 28/09/2023 14:34

    Per ke po punon z. Rama?!? 1. Refuzon te cilesoje aktin si terrorist me organizator Vucic, nderkohe qe KE nuk la vend per koment mbi kete element; 2. Refuzon kontaktin zyrtar dhe njerzor me Kurtin dhe Kosoven, per te cilat ka obligim Kushtetues, bredh poshte e perpjete per gajret por nuk gjeti kohe te nderonte familjen e heroit me Kosove; 3. Diten e ngjarjes, ne vend te parandalimit dhe neutralizimit te rrezikut per paqe e siguri, ai beziti per nxjerrje para drejtesise, kupto, kunder zbatimit te plote te ligjit nga policia e Kosoves; 4. Jo vetem refuzon te permende Vucic, por njesoh shtemberon faktet, ngjarjet dhe perdor ato ne sinkron per te eleminuar Kosoven nga negociatat vetem e vetem qe te mos perballen me Kurtin – pasqyra ku te dy bashke Vucic dhe Rama shikojne fytyren e vertete te tyre si trashgimtare besnik te Miloshevic&Hoxha, super te korruptuar dhe kumbare te krimit te organizuar ballkanik. 5. Njesoj si Vucic kerkon rivizatim te detyrave e rolit te KFOR ne menyre qe te rifusin fort Rusine dhe lojen e saj te piste dhe njekohesisht te neutralizojne pranine legjitime policore te Kosoves ne territor. Cfare po ndodh keshtu, per ke punon ky njeri???

    Përgjigju
  • e drejta: 28/09/2023 13:56

    BRAVO Z. KRYEMINISTER, JENI ME I ZOTI I TE GJITHEVE

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/09/2023 13:42

    KFORI NUK MUNDET TA MERR VERIUN E KOSOVËS NË MBIKQYRJE PA ORGANET E POLICIS SË KOSOVËS O I MARRË, PRANDAJ FLET TI ENDE MË KOKEN E VUCICIT GJAKPIRËS…!!!

    Përgjigju
  • Arber: 28/09/2023 13:35

    Flisni gjithmone ashtu sic duhet dhe me zgjuarsi

    Përgjigju
  • Joani: 28/09/2023 13:31

    Duhet te meren vendimet e duhura per kete situate sepse provokimi i krimineleve serb nuk tolerohet

    Përgjigju
  • Mirdrit: 28/09/2023 13:31

    Respekte maksimale per ju qe jeni gjithmone pran Shqiptarve te Kosoves per kete situat kaq te veshtire qe eshte tani Kosova.

    Përgjigju
  • gona: 28/09/2023 13:25

    te marrin denimin e duhur per vrasjen e policit

    Përgjigju
  • besa: 28/09/2023 13:24

    si gjithmone ne mbeshtetje te paqes lideri yne rama

    Përgjigju
    • Arbëri: 28/09/2023 13:43

      Si gjithëmon në mbështetje të serborusis …!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?