Shqipëria për herë të dytë anëtarë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, Rama: Një tjetër rol ndërkombëtar

11 Tetor 2023, 09:54| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 09:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Shqipërisë për herë të dytë si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Rama shkruan se ky është një tjetër rol ndërkombëtar për Shqipërinë, ndërsa 123 vende të Asamblesë së Përgjithshme në OKB votuan që vendi ynë të ulet në Këshillit e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026

“SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR! Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026”, shkruan Rama.

Objektivi kryesor i Shqipërisë, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut do të jetë të punojë brenda Këshillit dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar respektimin universal të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, për të gjithë individët pa diskriminuar askënd. 

Vendi ynë do të bashkëpunojë ngushtë me shtetet e tjera anëtare të OKB-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gjithë partnerët për zbatimin e këtyre angazhimeve. 

Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

  • 15 anëtarët e rinj të KDNJ:
  • Shqipëria
  • Brazili
  • Bullgaria
  • Burundi
  • Kina
  • Bregu i Fildishtë
  • Kuba
  • Republika Domenikane
  • Franca
  • Gana
  • Indonezia
  • Japonia
  • Kuvajti
  • Malaui
  • Hollanda

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bedri: 11/10/2023 14:21

    super lajm

    Përgjigju
  • ina: 11/10/2023 11:54

    fale politikave qe kryeministri ka mbajt me te tjeret arritem qe sot te kemi kete rol

    Përgjigju
  • Lola: 11/10/2023 11:18

    Shqiperia ka bere te pamunduren qe te respektohen gjithmone te drejtat e njeriut

    Përgjigju
  • Ema: 11/10/2023 11:16

    Shqiperia e meriton te jete serisht pjese e ketij Keshilli per te drejtat e njeriut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?