Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sot në rubrikën e tij “Sy m’Sy” komentit të një qytetari lidhur me turizmin në vend, ku sipas tij Shqipëria është më shumë për të huajt sesa për shqiptarët.
“Shumë investime në luks dhe gjëra dëfrimi (Shqipëri për të huajt dhe për pak shqiptarët) shpien në varësi nga prurjet e turizmit dhe paqëndrueshmëri ekonomike. Duhen investime nbë ekonominë bazë që mban popullin të lidhur me territorin si në bujqësi dhe industri të lehtë përpunuese, pse jo dhe në naftë minerale që duhet ti kthehen shtetit. Falimentimi i shteteve dhe zhytja në borxhe erdhi kur neliberizimi i detyroi shtete të shesin asete prodhuese me fitim”, ka shkruar komentuesi.
Rama foli me shifra, ku tha se sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 kanë qenë rreth 979, 456 rezidentë shqiptar që kanë qenë pushues në hotelet dhe bujtinat në Shqipëri.
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, po mirë vërtetë e ke? Po mirë këta të huajt kur vijnë këtu e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve, vijnë me krevat në krahë apo flenë në hotelet bujtinat dhe shtëpitë e shqiptarëve. Dhe tjetra se kjo është çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm, ose në Korçë s’ka shqiptar të tjerë përveçse disa që vijnë nga Tirana. Po mirë e di ti sa shqiptar bëjnë pushime brenda dhe lëvizin për fundjava, për shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jo për ata që jetojnë jashtë dhe vijnë me pushime në Shqipëri.
Sipas instat 979, 456 rezidentë shqiptar kanë qenë pushues në hotele dhe bujtinat gjatë 2024 dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore. Ata që se duan qeverinë përdorin argumentin se unë qenkam jashtë realitetit dhe realiteti qenka s’ka rrugë, s’ka drita s’ka ujë. Nuk e di po inati politik e bëka njeriun të verbër dhe shurdh, tamam tifoz futbolli, sidoqoftë dielli nuk mbulohet me shosh dhe shqiptarët që punojnë dhe i shohin gjërat e bëra me punë dhe me luftë i kanë të qarta’, tha ai.
Z.Rama,shqiptaret jo vetem pushojne ne hotele,por /hane dhe kek/ ne vend te bukes! Pergjigjia qe i ke dhene qytetarit tregon qe je komplet /out of touch/ me realitetin.Qytetari po te flet per industrite,kurse ty te ka mbetur ora tek turizmi! Do mbahesh mend vetem si kryeministri i bujtinave,fasadave e autostradave!
PërgjigjuZoteria ngriti nje shqetesim...ti vazhdon me ironi....cbehet me ekonomine e asetet baze thote ti thua turizmi 2 mujor ku 90% te ushqimeve I importojme...
Përgjigjupo ca do thote tjeter plehu i gjate
Po e vërtetë është ,,Për pushime venë vetëm patronazhistët dhe hajdutët e administratës tënde se një puntor me 350 mijë nuk blen dot as ushqimet bazë. Po si nuk ka turp fare , jeton nëpër ëndra dhe alucinacione sepse realiteti shqiptar është shumë i hidhur që vetëm ky dhe hajdutët e tij e paraqesin si parajsë . Shante Saliun dhe Pd po ky është shumë herë më i keq.
PërgjigjuQë nga krijimi njerëzimi është ndarë në shtresa.Në ditët e sotme gjoja nuk ekziston skllavëria por kanë krijuar një lloj skllavëria tjetër moderne,shumë prej pronarëve ose administrata nuk humbin rastin pa u mburrur në mënyrë ofenduese.Kjo ka lidhje edhe me nivelin kulturor e formimin personal.Po nga t'i dijë Rama problemet e jetës së përditshme.Në atë turizmin lukzoz që është krijuar e zhvilluar pa kriter,kushedi sa njerëz kanë punuar e punojnë pa sigurime,me rroga sipas dëshirës së pronarëve e tekave të tyre,duke përdorur metoda të ndryshme,krijojnë probleme midis të punësuarve e.t.j.Në përgjithësi nuk kontrollon dot asgjë.Niveli i ulët i edukatës së punëtorëve në përgjithësi,interesat personale,e bëjnë ambientin e punës të padurueshëm.Detyrohesh të lësh punën.Në ditët e sotme kur flitet për të drejta njerëzore,e sigurt se janë shkelur,e sigurt se është cënuar kufiri i jetesës.Ata që paguhen në detyra të tilla,nuk kryejnë detyrën,vetëm kërkojnë rritje rroge.Mos t'i shkojë ndërmend ndonjërit se do jetë më i mirë se Rama,problemet kanë lidhje më tepër me edukimin personal,profesional,social,kulturor,zbatimin e rregullave të punës,të sjelljes,të higjenës.Njerëzit kanë humbur njerzillëkun pavarsisht nga niveli social-ekonomik.e.t.j.
Komenti eshte shume i drejte, pse shqetesohet Lideri Boteror?!
PërgjigjuKomenti eshte shume i drejte, pse shqetesohet Lideri Boteror?!
PërgjigjuPergjigja eshte shume ne nivel te dobet (madje cinike ) referuar pyetjes.
Përgjigju