Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë

30 Maj 2023, 10:40| Përditesimi: 30 Maj 2023, 14:25

  • Share

“Shqipëria, perlë mesdhetare. Një nga 12 destinacionet që duhet vizituar këtë verë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane CNN.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar artikullin dhe shkruan se CNN e rendit Shqipërinë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023.

Artikulli i CNN

Sipas CNN, Shqipëria është perlë mesdhetare që ka mundësi të ketë më pak njerëz se Greqia dhe Kroacia këtë verë, thotë Joao Donadel, një këshillues udhëtimesh. Në përshkrim fokusohet në jugun e Shqipërisë që ka një sërë plazhesh dhe destinacionesh që nuk duhen humbur nga turistët si qyteti historik i Krujës.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe; është Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus ofron mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 30/05/2023 11:19

    Ti je një Trottel

    Përgjigju
  • CNN: 30/05/2023 11:13

    Ik se i trembe turistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?