Shqipëria ka përmbyllur sot presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se në fokus presidencës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën
Hasani shkruan se ndihemi krenare që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike.
‘Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike.’- shkruan Igli Hasani.