Shqipëria përparon në barazinë gjinore, por vijon hendeku me pagat, meshkujt paguhen 10.1% më shumë se gratë

8 Mars 2021, 17:41| Përditesimi: 8 Mars 2021, 17:45

  • Share

Shqipëria ka përparuar në barazinë gjinore. Banka Botërore në një raport të fundit për gratë, biznesin dhe ligjin në 2021, e rendit Shqipërinë në vendin e 34 mes 190 vendeve të botës për përparimin në barazinë gjinore duke u vlerësuar me 91.3 pikë nga 100 pikë në total.

Por përpos këtij përmirësimi hendeku me pagat në Shqipëri mes meshkujve dhe femrave është i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT në fund të vitit 2019 paga mujore bruto për meshkujt ishte 54.940 lekë, ndërsa për femrat ishte 49.411 lekë.

Hendeku më i madh është në sektorin e industrisë nxjerrëse, ku burrat paguhen mbi 86 mijë lekë, ndërsa femrat mbi 66 mijë lekë. Sipas tabelave thuajse në çdo sektor meshkujt paguhen më shumë për të njëjtën punë.

Hendeku gjinor në paga në vitin 2019 është 10,1 %. Pra burrat kishin një pagë mesatare mujore bruto 10,1 % më të lartë sesa gratë. Në këtë vit, sektori ekonomik, në të cilin hendeku gjinor në paga është më i lartë, ishte i Prodhimit, ku dhe më i ulët ishte në ndërtim.

Në vitin 2019, përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet aktive është arriti 25,4 %, të përqendruara më shumë tek bizneset e vogla. Nga ana tjetër, deri në muajin shtator 2020, shkalla e papunësisë tek gratë ishte 11,8% nga 11.4% që ishte tek burrat, ndërsa niveli i punësimit ishte 59,9% tek burrat dhe 46,7% tek gratë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?