Shqipëria pjesë e listës së BE për monitorim fiskal, Meta: Rama e ka shndërruar vendin në parajsë fiskale të krimit të organizuar

15 Shkurt 2023, 19:04| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 19:46

  • Share

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur të riklasifikojnë Shqipërinë si pjesë e një liste me 18 vende të cilat duhet të “përmirësojnë qeverisjen e mirë fiskale”, si pjesë e luftës kundër parajsave fiskale. Këtë vendim kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron si dështim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale duke e shndërruar Shqipërinë në parajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar.

‘Vendimi i Bashkimit Europian për të rikthyer Shqipërinë në listën e vendeve në monitorim për çështje fiskale është një tjetër goditje shumë e rëndë për Edi Ramën dhe Qeverinë e tij të korruptuar, të aferave dhe skandaleve të panumërta financiare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet prej disa vitesh në listën e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave, tashmë përfshihemi dhe në listën e vendeve me regjim të dyshimtë fiskal. Edi Rama e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale duke e shndërruar Shqipërinë në parajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar nëpërmjet miratimit të një sërë ligjeve që kanë vetëm për qëllim futjen e parasë së pisët në çdo sektor të ekonomisë.

Edhe tentativa skandaloze e Edi Ramës për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet "Amnistisë Fiskale" është një nga arsyet kryesore të këtij vendimi të BE, që dekurajon rëndë afrimin e investimeve të huaja serioze në Shqipëri. Në dhjetë vite, Kryeministri në largim dështoi totalisht në konsolidimin e një administrate tatimore moderne dhe minoi me qëllim përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit duke dobësuar efikasitetin e mekanizmave shtetërore, që luftojnë paranë e pisët. Vetëm largimi i Edi Ramës e rikthen ekonominë në shinat e ligjit dhe sjell investime të huaja dhe vendase serioze duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë, që prodhon mirëqenie për qytetarët dhe ndalon shpopullimin dramatik!’- shkruan Meta.

Sipas vendimit, lista me 18 vende, ku përfshihet Shqipëria “bazohet në angazhimet që ata kanë marrë për të përmirësuar qeverisjen e mirë fiskale,” ndërsa shton se “BE do të monitorojë nga afër këto angazhime që të sigurohet që ato do të zbatohen.”

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 15/02/2023 19:23

    Shko mor maskara hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?