Shqipëria pjesë e panairit të turizmit ‘FITUR, Madrid’, Rama pritet nga kryeministri i Spanjës! Dhurata e veçantë e Kumbaros për Sanchez

23 Janar, 19:02| Përditesimi: 23 Janar, 19:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”. Kreu i qeverisë shqiptare u mikprit nga kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid.

Takimi më pas u pasua nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro suprizoi kryeministrin e Spanjës me një dhuratë të veçantë. Kumbaro i dhuroi Sanchez një palë papuçe leshi me motive kombëtare.

'Madrid - Me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez një ditë përpara pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “FITUR Madrid.'- njofton Rama.

Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?