Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4% krahasuar me vjet në të njëjtën periudhë, kur erdhën në jetë 5380 bebe.
“Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa vdekje, ku numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.982, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024; numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.934, duke shënuar një rënie prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024”, thuhet në raportin e INSTAT.
Sipas raportit të INSTAT në këtë tremujor qarku me rritjen më të lartë të lindjeve është Tirana, dhe më pak lindje janë regjistruar në Gjirokastër.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26%”, vijon raporti.
Në tremujorin e dytë 2025, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 691 lindje më shumë se vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 226 vdekje më shumë se lindje.
Rënia e lindjeve është reflektuar edhe tek shpenzimet e bonusit të bebeve me 71 milionë lekë më pak se vjet. Në janar-qershor 2025 u shpenzuan 500 milionë lekë për bonusin e bebeve, nga 571 milionë lekë që ishte vlera vjet në të njëjtën periudhë.
Komente

Bravo rilindja, ja dole te besh ate qe pushtuesit ne shekuj nuk arriten dot ta bejne. E shpopulluat Shqiperine o politikane legena.
PërgjigjuRama duhet ti ndalohet me shume sesa 4 mandate me referendum ! Keshtu riciklim politik ne 2029 vjen me rinine ne pushtet
Përgjigju