Shqipëria pranon Maqedoninë në NATO, javën tjetër ratifikohet protokolli

8 Shkurt 2019, 12:30| Përditesimi: 8 Shkurt 2019, 12:31

  • Share

Shqipëria do të japë brenda javës së ardhshme votën e saj jeshile për të pranuar Maqedoninë në NATO. Si vend anëtar, Shqipëria duhet të shprehet për këtë gjë, ndaj në parlament do të miratohet me procedurë të përshpejtuar rafitikimi i protokollit.

Projektligji synon ratifikimin e protokollit të Traktati i Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkruar më 6 shkurt të këtij viti në Bruksel. Vendimi për anëtarësimin e shteteve të reja merret me unanimitet nga ana e shteteve anëtare të NATOs.

Maqedonia priste anëtarësimin në aleancë prej kohësh, me kushtin e vetëm që të zgjidhjet konflikti i emrit me Greqinë. Dy kryeministrat Cipras dhe Zaev u dakordësuan në Prespë dhe në janar marrëveshja u konfirmua në parlament.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?