Franca, vendi i parë që e bëri të njohur me botën e madhe atë që ndriçoi me letërsinë e tij errësirën e Shqipërisë Komuniste, e ka dekoruar më të madhin e letrave shqipe me nderimin më të madh që Parisi i kulturës jep. Vetë i pari i Elisee, Presidenti Emmanuel Macron, vendit që aq shumë e deshi, aq shumë e frymëzoi dhe e lartësoi Kadarenë, zgjodhi Tiranën, kryeqytetin e kombit të cilit ai i përket, për t’i dhënë Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
"Si poet i Ballkanit, si rapsoid i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin t’ju ngre në Gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”.
Me fjalë e zgjedhura, Macron solli jetën e Kadaresë nga kalldrëmet e gurtë në sokakët e Gjirokastrës te liria që i dhanë librat në një vend të bunkerizuar si Shqipëria.
“Ju rritët një xhevahir arkitekture qyteti i Gjirokastrës, në një shtëpi të madhe që ju e mbushët plot me ëndrrat tuaja. Jetuat dhe krijuat si njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë".
Në mënyrë gjeniale Presidenti francez ‘shfletoi’ në pak minuta xhevahirët e letërsisë botërore, që shqipen e kishin gjuhën e zanafillës.
“Liria që i mbyllin gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat. Ajo ka treguar atë që bashkon vendet tona në mënyrë të pandashme dhe që e mbart sot kryeministri juaj me shumë talent. Këtë gjuhë, këtë dashuri për Evropën, këtë evidencë të një vendi mesdhetar që shikon drejt perëndimit dhe drejt nesh”
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Brigadave në Tiranë ishin familjarë të shkrimtarit të madh shqiptar, kryeministri Rama me bashkëshorten Linda dhe dhjetëra të ftuar të tjerë. Kadare, i cili prej 33 vitesh tashmë shkrimtari e ndan jetën e tij midis Francës dhe Shqipërisë është vlerësuar me pothuajse të gjitha çmimet prestigjioze botërore.
Me një fjalim vlerësues, presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili ndodhet për herë të parë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ka dekoruar me titullin Oficer i Lartë të Legjionit të Nderit shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.
‘I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Soneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja.
Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri.
Si për të provuar që miqësitë... nuk janë vetëm miqësi në letra... Klod Duran organizoi bashkë me ju në 1990 arratisjen tuaj. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt.
“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e oficerit të lartë, në urdhërin e Legjionit të Nderit.” – u shpreh Presidenti francez Macron, teksa i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e nderit.
Dy “ shqiptar “ e kane marre kete dekorat apo vleresim Esat Pasha dhe i perkedheluri i bllokut Ismaili , ky i fundit dihet sherbimet qe i ka bere frances ,
PërgjigjuÇfare sherbimesh i paska bere Frances Kadare qe jane ne dem te shqiptareve? Nuk di ndonje te tille. Ne qendrimet e tij publike ka qene gjithnje korrekt, madje gjate Luftes se Kosoves ka lobuar presidentin Shirak per te perkrahur bombardimin e Serbise.Si njeri thone qe eshte i veshtire por shumica e njerezve qe merren me krijimtari te tille jane. Si shkrimtar eshte i paarritshem nga askush tjeter ne letersine shqipe dhe fama boterore qe gezon eshte me se e merituar.
"ka mbërritur ne orën 19:30 në aeroportin e Rinasit dhe me vrap në Pallatin e Brigadave me i dorëzu Kadarese dekoratën". Po kto jan palaçolleqe ....
Përgjigju