Politikë

Samiti i NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, Rama: U gjendëm mes një sulmi në infrastrukturën tonë dixhitale, kemi investuar

9 Tetor, 07:39| Përditesimi: 9 Tetor, 09:40

  • Share

Në Tiranë po mbahet konferenca e 3-të e samitit për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës kryeministrin Edi Rama dhe ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.

Kryeministri Edi Rama foli për sulmin nga Irani. 

"Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë, si duhet ose atë për të cilën gabojnë, pro qeveritë kurrë nuk marrin meritë për atë çfarë parandalojnë të ndodh. Ajo nuk është vetëm pjesë  emisionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to. E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë dixhitale, ne kemi investuar në infrastrukturën tonë dixhitale, për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh", tha Rama. 

Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor).

Ky samit shërben si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Lajmi në përditësim...

Ora 09:39
Rama: Sistemet e Shqipërisë sulmohen çdo 3 minuta! Të parët që kombinuam mbrojtjen kibernetike me Inteligjencën Artificiale

1759994890_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama tregon se Shqipëria përballet me sulme kibernetike çdo tre minuta, ndërsa përgjatë vitit të fundit, kanë qenë 48 sulme që ka lënë gjurmë në sistem, por që nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme serioze.

Ndër të tjera, kryeministri thotë se Shqipëria është në mesin e vendeve më të mira për sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike dhe kjo sepse ka qenë ndër vendet e para që ka ndërthurur inteligjencën artificiale me mbrojtjen e sistemeve.

“Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja me elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta. Por, ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Kanë lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm.

Kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, digjitale apo fizike, jemi mes më të mirëve.

Kjo sepse kemi qenë mes të parëve që kombinuan mbrojtjen kibernetike me AI, dhe është AI jonë brenda këtij muri mbrojtës kibernetike që bën punë 24 orë në ditë 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e suleve të dëmshme. Kjo është vetëm një anë e historisë. Sektori privat na duhet ë bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë këtë sektor dhe për të ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja, që nuk është thjeshtë një zë i pakonfirmuar, sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real.

Mund t’ju them si kanë ecur gjërat me bankat. Pasi kaluam sulmin që i mbijetuam nga një bandë që na vënë në shënjestër sistematikisht, por tani jemi shumë më mirë për ta përballuar. Dolën bankat dhe thanë që jemi në shënjestër të një aktori të madh. Ne i ofruam ndihmën dhe e morën shumë lehtë. Një prej tyre u desh të përballej me këtë gjë dhe e kuptuan që ishte vërtet shumë keq. Tani mund të themi që kur vjen fjala të sektori bankar, niveli i mbrojtës është i lartë ashtu si dhe në sektorin energjitik. Por ka shumë më tepër për të bërë”, tha Rama.

Ora 09:31
Lufta kibernetike/ Rama në Konferencën e NATO-s: S’duhet të presim për një mësim në kurriz për të vepruar së bashku

1759994649_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Kibernetike të NATO-s që po mbahet në Tiranë, theksoi nevojën për për të qenë të gjithë së bashku në luftën kibernetike. Ai tha se nuk duhet që të presim që të përballemi me një rrezik për të bashkëpunuar të gjithë në një.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kibernetike nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete. Përkundrazi është ide e mirë që të bëhesh pjesë e qendrës për mbështetjes kundër incidenteve një nismë e NATO-s për të mbledhur së bashku të gjitha vendet. Dhe për të formësuar një mbrojtje më të fortë përmes ndarjes së të dhënave tona, përpjekjeve dhe ndarjes së infrastrukturës. Shqipëria është një nga të parat që është pjesë tashmë dhe do të uroja që të gjithë vendet të bëheshin pjesë. Në të kundërt do na duhet ta bëjmë një gjë të tillë por pasi të kemi marrë mësim në kurriz se nuk është ide e mirë që të jemi të ndarë. Se ka një gjë që kam mësuar nga ekspertët e luftës kibernetike, kemi pasur mundësi të punojmë me më të mirët për të forcuar mbrojtjen tonë, që është e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet që përdor ai. Në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë në momentin që mëson se armiku synon diku tjetër. Mbledhja e të gjithë informacioneve për këto instrumente që përdor armiku dhe rrjetet novatore që ai përdor kur hyn në këtë hapësirë është domosdoshmëri dhe se bën dot kur je veç të tjerëve. Ndërkohë kur jemi së bashku, mëson përmasat e tua dhe ai instrument i ri që ka dalë të mos të të dëmtojë. Mbështetur në bashkëpunimin tonë me disa partnerë jo të NATO kuptuam që ndërkohë që na ndihmonin ne, ata nxirrnin mësime për veten e tyre për të parë se çfarë ishte e re nga fronti i armikut. Unë nuk jam gjeneral dhe as ekspert kibernetik, i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë. Jam thjesht një artist.”, tha Rama.

Ora 09:30
Rama në Konferencën Kibernetike të NATO-s: E pamë veten mes një sulmi të keq, me infrastrukturën dixhitale kapëcyem historinë e ryshfeteve

1759994577_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kibernetike të NATO-s në Tiranë, foli për sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë. Ai tha se me investimet dixhitale kapërcyen një “histori ryshfetesh” dhe se ndryshuan mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve.

“Vërtetë nder të kesh kaq shumë shtete miqësore të mbledhura këtu përmes jush dhe është kënaqësi që t’ju mikpresësh…e po kështu të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur Mark Rutte. Sa për ta ditur supozohet që të mbajë një fjalim të gjatë, por do t’ju shpëtoj nga mërzia e gjithë kësaj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt që nuk ësghtë diçka që e kam virtyt. Ma ka mendja se po iu duhet të punoni fort sot por dhe të shijoni pak qytetin. E para, do të thoja që qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet dhe atë për të cilën gabojnë por nuk marrin kurrë meritë për atë çfarë parandalojnë. Dhe kjo nuk është vetëm pjesë e misionit të saj, por pjesë e rëndësishme e këtij misioni nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë çka parandalojnë të ndodhë unë besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to. Kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike është kështu. Investimi, ndërmarrja e një mori përpjekjesh për të parandaluar që të ndodhin gjëra të tmerrrhsme. Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh, se ndryshe nga shumë ju, na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë dixhitale që është krenaria jonë. Kemi investuar  në infrastrukturën dixhitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka. Kësisoj përmes kësaj gjëje, ndryshuam krejt mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve, shërbimeve publike e qytetarëve se u bëmë nga të parat vende që nuk kishin sportele për të ofruar shërbimet dhe i sollëm 95% të këtyre shërbimeve në xhepat e qytetarëve. Për personat brenda apo jashtëe vendid, të gjithë mund t’i marrin menjëherë këto shërbime. Investim i jashtëzakonshëm për burimet tona të kufizuara dhe gjithë ajo kohë e shpenzuar për ta bërë këtë mund të ikte në tym si pa të keq. “, tha Rama.

 

 

Ora 09:15
Shefi i NATO-s videomesazh për Konferencën në Tiranë: Shkelja e hapësirës kibernetike mund të aktivizojë nenin 5! Së bashku kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përmes një videomesazhi në Konferencën Kibernetike të aleancës që po mbahet në Tiranë, tha se po punojnë më shumë kundër kërcënimeve kibernetike. Ai theksoi se në Belgjikë do të ngrenë një qendër të integruar kibernetike të NATO-s.

“Kënaqësi e madhe t’u drejtohem konferencës së NATO-s dhe më vjen keq që nuk jam me ju personalisht. Sot tastiera është armë lufte, shënjestron shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërore dhe jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike, duke u rrekur që të prishin mbrojtjet tona, të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. Në përgjigje të kësaj, NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën dixhitale. 10 vjet më parë, kibernetika u bë fushë operative. Ne jemi stërvitur, kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kivernetike dhe ushtarake. Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen pro edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen por NATO ofron një rrjet unik përmes të cilit aleatët mund të reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë praktikat më të mira. NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma dhe të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO askush nuk qëndron vetëm, të gjithë së bashku në këtë epokë dixhitale kundër cdokujt që kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?