Politikë

Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Atëherë kur ka më shumë rëndësi populli shqiptar tregon gjithmonë nder e guxim! Krenar që jemi miq e aleatë

15 Gusht 2021, 19:07| Përditesimi: 15 Gusht 2021, 19:18

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Shqipërisë për të pranuar strehimin e afganëve, duke përdorur fjalën më të shtrenjtë për popullin shqiptar BESA. Kim shkruan se atëherë ku ka më shumë rëndësi, populli shqiptar di të tregojë nder dhe guxim.

Diplomatja amerikan shkruan se është nder që SHBA e ka mik dhe aleate Shqipërinë.

"BESA - kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t'ju quajmë mikun dhe aleatin tonë", shkruan Yuri Kim.


Lajmi kryesor:

Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Krenar që ju kemi miq dhe aleatë! Senati Amerikan: I treguat botës se ç'do të thotë 'Besa'! Albright: Të tjerët të ndjekin këtë shembull


I.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?