Shqipëria 'pushtohet' nga shiu! U prish pushimet plazhistëve, fik zjarrin në Seman! Rritet niveli i Fierzës (VIDEO)

5 Gusht 2020, 08:22| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 14:55

  • Share

TIRANË- Kjo e mërkurë e ka gjetur vendin nën "pushtetin"  e reshjeve të shiut! Për pushuesit e këtij fillim gushti, këto dy ditë nuk ka plazh, pasi reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit. Reshjet e shiut kanë qenë me dendësi të lartë në shumë qytete. Në Vlorë, era e fortë ka marrë me vete shezlonge dhe çadra. Ajo që ka lënë pas është një pamje jo shumë e bukur për askënd, aq më tepër për pushuesit.

Teksa në Vlorë, shiu u ka "shkatërruar" pushimet, në Fier ai ka shërbyer për shuar flakët e zjarrit në Seman, të cilët forcat zjarrfikëse po mundoheshin prej tre ditësh.

I "mezipritur" shiu ka qenë edhe në Kukës. Pas disa muajve thatësirë, reshjet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Ndërkohë, edhe basenet kryesore të qytetit që furnizojnë me ujë të pijshëm janë mbushur plot, duke bërë që banorët të mos kenë mungesa siç kanë ndodhur në dy muajt e fundit. Megjithatë, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore si pasojë e amortizimit.

Reshje të dendura shiu ka pasur edhe në Gjirokastër. Si pasojë e rrëzimit të një peme ka bllokuar aksin nacional Gjirokastër- Kakavijë në afërsi të Lazaratit, duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike të automjeteve në dy kahet e rrugës.

Ora 20:18
Moti i keq/ Rrufeja shkarkon në malin Sopot në Delvinë, digjet sipërfaqja e tokës (VIDEO)

Një rrufe ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre në malin Sopot në Delvinë. Fatmirësisht reshjet e dendura  të shiut kanë fikur zjarrin dhe duke mos rrezikuar përhapjen e mëtejshme të tij. Pamjet tregojnë të gjithë qiellin e kthyer në ngjyrë gri nga reshjet e dendura të shiut.

Ora 14:59
Moti i keq prek edhe Sarandën e Lezhën, ja si paraqitet situata në këto qytete

Moti i keq ka prekur edhe Sarandën e Lezhën. Megjithatë ndryshe nga qytetet e tjera nuk ka pasur dëmtime për shkak të reshjeve me erë.

Reshjet e shiut kanë sjellë boshatisjen e plazheve, duke prishur pushimet e turistëve. Në bregdetin e Shëngjinit plazhi është boshatisur dhe shumë prej pushuesve janë larguar nga kjo zonë turistike.

Fatmirësisht nga moti i keq nuk janë shkaktuar dëme në Lezhë dhe Sarandë.

Ora 13:09
Moti i keq sjell stuhi me erë në vend, rrëzohet shtylla elektrike në Dhërmi

1596625798_bieshtylla.jpg

Moti i keq ka sjellë stuhi me erë në disa qytete të vendit. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Dhërmi. Si pasojë e shkarkimeve elektrike nga moti i keq është dëmtuar një prej shtyllave elektrike në zonën e ish kampit të Dhërmiut.

Grupet e avarisë së OSHE-së në Vlorë po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në zonën e plazhit të Dhërmiut.

Ora 10:05
Shiu largon pushuesit/ Si ishte dje plazhi i Darëzezës dhe si është sot (VIDEO)

1596614747_235.JPG

Plazhi i Darëzezës dje

Kjo foto është shkrepur ditën e djeshme. Plazhi i Darëzezës ishte i tejmbushur nga pushuesit që po shijonin detin dhe temperaturat e nxehta.

Plazhi i Darëzezës sot

Ndërkohë këto plane janë bërë sot ku duket që shiu i dendur ka larguar pushuesit, teksa ka shkaktuar jo pak dëme në parkingjet e lokaleve.

Ora 09:51
Moti i keq me dallgë/ Policia: Motorët e ujit e peshkarexhat të mos dalin në det

Foto ilustruese

Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve drejtuesve që të mos dalin në det si pasojë e motit të keq.

"Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit  apelon për të gjithë drejtuesit e  mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne  det deri në qetësimin e  situatës", njofton policia.

Ora 09:09
Rrëshqitje dherash në disa fshatra në Tepelenë, bllokohen rrugët! Pa energji disa të tjera

Foto ilustruese

Probleme të shumta kanë shkaktuar reshjet e shiut në Tepelenë. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se si pasojë e intesitetit të lartë të shirave janë bllokuar rrugët në fshatrat Allkomemaj, Buz, Rabije në Tepelenë. Ndërkohë, në disa fshatrat të tjera, më konkretisht në Anë Vjosë, Qesarat, Danaj, Canaj, Izvor, Bylysh në Tepelënë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ora 08:48
Shiu në Fier fik zjarrin në Seman

Në Fier reshjet e shiut kanë shuar zjarrin në Seman, për të cilën forcat zjarrfikëse po "luftonin" prej 3 ditësh. Reshjet e shiut që kanë rënë prej mëse tre orësh, kanë arritur që të shuajnë flakët.

Ora 08:39
Rrëzohet pema, bllokohet aksi nacional Gjirokastër- Kakavijë! Radhë kilometrike të makinave (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Gjirokastër. Si pasojë e rrëzimit të një peme ka bllokuar aksin nacional Gjirokastër- Kakavijë në afërsi të Lazaratit, duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike të automjeteve në dy kahet e rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për pastruar rrugën.

Ora 08:34
Reshjet e shiut rrisin nivelin e ujit në Liqenin e Fierzës! Probleme qarkullimi në disa rrugë (VIDEO)

Pas disa muajve thatësirë, reshjet e shiut në Kukës kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Ndërkohë, edhe basenet kryesore të qytetit që furnizojnë me ujë të pijshëm janë mbushur plot, duke bërë që banorët të mos kenë mungesa siç kanë ndodhur në dy muajt e fundit. Megjithatë, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore dhe dytësore si pasojë e amortizimit, ku ka pasur edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Ora 08:30
Reshje shiu në Vlorë/ Era e fortë 'merr me vete' çadra e shezlonge' (VIDEO)

Reshje të dendura shiu kanë "pushtuar" ditën e sotme qytetin e Vlorës. Siç shihet në videon e sjellë nga gazetari i Report Tv, era e fortë "ka marrë me vete" çadra e shezlonge, duke u shkatërruar pushimet plazhistëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/08/2020 01:04

    Shpresojme te bjere me shume shi,se vetem ky do ti beje njerezit te rine ne shtepi,te ulet pak numri I te infektuarve me corone.

    Përgjigju
  • A. N.: 05/08/2020 10:47

    U paska prishur planet edhe plazhisteve por edhe zjarrvenesve.

    Përgjigju
  • LORA: 05/08/2020 09:27

    E kemi Zotin me vete. Ibekuar eshte ky shi per gjithcka.

    Përgjigju
  • Cubi: 05/08/2020 09:20

    Ne jemi shqiperia nuk jemi amerika,skemi kapacitete. Populli eshte ber i pandergjegjshem,per nje shum te vogel ose bindje partie shkon dhe ven flaken sikus sndodh asgje. Po ta ket pronen etij nuk ndez zjarr me kete lloj temperature. Por esht mall bejlik dhe ska drejtesi qe ti bej nje denim shembullor.shqipria nuk eshte vend me kushte vetndezje zjarresh,nuk eshte as afrik as stepat e siberis. Drejtesia duhet te ngruhet ne kembe e ti qes ujin ketyre pislleqeve te paguara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?