Shqipëria rekord eksportesh në 2022, në bujqësi u rritën 25% përmes Open Balkan

19 Janar 2023, 19:20| Përditesimi: 19 Janar 2023, 19:55

  • Share

Lehtësimi i barrierave tregtare mes vendeve të rajonit, përmes “Open Balkan”, nxitën shtimin e shkëmbimeve tregtare në fushën e Bujqësisë. Në statistikat e Ministrisë së Bujqësisë, vihet re se në 2022, volumi tregtar në fushën e bujqësisë me vendet e “Ballkanit të hapur”, RMV dhe Serbinë, u rrit në nivelin 25%.

Eksportet bujqësore shqiptare me Serbinë u rritën me 58.2 % në vlerë dhe në sasi u rritën me 13.6 %. Me Maqedoninë e Veriut shënuan rritje me 37.2 % në vlerë dhe 32 % më shumë në sasi. Importet bujqësore me Serbinë kanë rënë me 9% dhe me Maqedoninë e Veriut janë ulur me 22%. Sa i takon nismave të bashkëpunimit rajonal, Shqipëria kryeson listën e vendeve në CEFTA për përdorimin e sistemit dhe kursimin e kohës së procesimit të eksportit dhe pritjes së kamionave në kufij. 86% e certifikatave fitosanitare të të gjithë projektit pilot të BE e kanë origjinën nga Shqipëria.

Ndërkohë janë reduktuar kostot dhe koha në kufi e operatorëve ekonomik nga Kosova. Nëse në 2021 në kufi për të kryer 10 hapa procedurialë e dokumentarë duheshin nga 30 minuta deri në 7 ditë. Në 2022 kryhet vetëm vetëdorëzimi i dokumentave, duke shpenzuar maksimalisht nga 5-10 minuta, çka ka sjell kursimin e mbi 6 600 orëve pritje në kufi dhe rritje me 73% të eksporteve.

Sipas INSTAT, për vitin 2022, Shqipëria, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë në sasi, duke eksportuar 389, 805 ton produkte, ose 42,284 ton me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 ton me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 ton më shumë.

 
TREGTIA BUJQËSORE NË OPEN BALKAN
NË KRAHASIM ME VITIN 2021
 
ESKPORTET
IMPORTET
Maqedonia e Veriut
37.2% më shumë
22% më pak se në 2021
Serbia
58.2% më shumë
9% më pak se në 2021

 

ESKPORTET BUJQËSORE
51.7 Miliardë lekë në 2022
389 805 Ton produkte
42,284 Ton më shumë se në 2021
5 764 Ton "Zarzavate" të eksportuara
17,766 ton "Fruta" të eksportuara

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • maksi: 24/01/2023 01:11

    eksportet e bujqesise duhet te 20-fishohen,,,ministria e bujqesise te ndihmoje ne kontrata....

    Përgjigju
  • demir: 19/01/2023 21:16

    Ky eshte realiteti por sigurisht Erjon Brace di fera nuk e pranon...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?