Ekonomi

Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023

11 Dhjetor 2024, 16:07| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 16:10

  • Share

Nga deti, në male, kanione, zona të mbrojtura apo monumente kulturore e historike, të huajt kanë shpenzuar vlera rekord në Shqipëri krahasuar me vjet.

Mbi 9.6 milionë të huaj që vizituan vendin gjatë periudhës 9 mujore janar-shtator, sollën në vend 3.8 miliardë euro. Banka e Shqipërisë thotë se shpenzimet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me 640 milionë euro në raport me vitin e kaluar.

Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se çdo turist i ardhur ka shpenzuar 398 euro për qëndrimin këtu, vlerë kjo më e lartë se 9-mujori i vitit 2023, ku shpenzimet mesatare për turist ishin 387 euro.

“Shpenzimi ditor për udhëtar është vlerësuar në rritje, ndërsa sa i takon ditë qëndrimit ky i fundit është luhatur rreth të njëjtit nivel në vitin e kaluar”, thuhet edhe në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Në fakt vera e këtij viti është dominuar nga kritikat për abuzim të bizneseve me çmimet që nga akomodimi e deri tek shërbimi ushqimor apo baret.

Nga ana tjetër edhe shqiptarët kanë qenë më dorëlëshuar se vjet në shpenzimet e tyre për pushime jashtë vendit. Rreth 5.9 milionë shqiptarët që udhëtuan jashtë në 9-muaj, kanë shpenzuar mbi 2 miliardë euro, nga 1.7 miliardë euro që ishte vlera e shpenzimeve vjet. Shpenzimi për një shqiptar jashtë vendit përllogaritet mesatarisht në 349 euro nga 337 euro që ishte vlera në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 13/12/2024 04:32

    SHQIPERIA DUHET TE KISHTE 50 MILIARD EURO FITIME NGA TURIZMI,NE VIT,,,,POR DUHET TE PRISHE KOMPLET PALLATET NE PLAZHIN E DURRESIT -GOLEMIT,,,DHE NDERTIMI ATY I HOTELEVE ME 4-5 YJE,,SIC PO I BEN ALABARI PAK NE TEJ....KJO ESHTE ZGJIDHJA,,KUSH KA SY I SHIKON GJERAT DHE I RREGULLON...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?