Foto ilustruese

Shqipëria rrugë kalimi drejt BE/ Goditet grupi i trafikantëve në Kukës, në Fushë-Krujë i riu përplas makinën plot me emigrantë

9 Nëntor 2020, 15:07| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 15:14

  • Share

TIRANË- Dy grupe janë goditur nga policia dhe për pasojë tre të rinjtë kanë rënë në pranga sot në Tiranë dhe Kukës, të cilët akuzohen për trafik emigrantësh, ndërkohë një 19-vjeçare është nën hetim në gjendje të lirë dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e 2 vëllezërve binjakë, F.M., 25 vjeç dhe F.M., 25 vjeç, ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 19-vjeçaren R. B., si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, Xh.Xh., I. Xh., dhe F.D., të gjithë banues në Tiranë.

Operacioni ‘Astiri’ ka goditur grupin të cilët kundrejt fitimit kalonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, ku dy vëllezërit dhe 19-vjeçarja kontrollonin rrugën nëse kishte postblloqe për të lajmëruar 3 trafikantët e tjerë që kishin mbushur ‘Land Rover’-in me sirianë, të cilët mundën të largoheshin pasi nuk i qëndruan policisë.

Gjithashtu një tjetër tentativë trafiku është goditur nga policia, ku një i ri ka tentuar të largohet, por është përplasur me makinën e tij ku ndodheshin 5 emigrantë të paligjshëm në Fushë Krujë.

Blutë e Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit E.A., që u aksidentua duke u dëmtuar vetë dhe 5 emigrantët, të cilët pas marrjes së mjekimit dolën nga spitali.

Në kuadër të operacionit ‘Vazhdimësia’ u shpall në kërkim edhe shoku i 34-vjeçarit, shtetasi O.C., 26 vjeç, i përfshirë në trafikun e emigrantëve drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?