Shqipëria sërish jashtë BE-së, Koçi në 'Repolitix': Jemi gati për anëtarësim! Klosi: Do vazhdojë edhe 10 vjet ky proces! Ajo që po ndodh me Kosovën, absurde

23 Qershor 2022, 21:59| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 22:39

  • Share

Duke marrë shkasë nga Samiti i BE-së në Bruksel që u zhvillua ditën e sotme dhe mohimit të çeljes së negociatave të vendit tone dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare, eventualisht në studion e 'Repoltix' në Report Tv janë ngritur pikëpyetje mbi anëtarësimin e vendit tonë në BE. 

Me tematikën se kush po e pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të ftuarit në Repolitix, Arjan Starova  kryetar, BLD Gent Malko ish-anëtar kryesie, PD Fatos Klosi  ish-kreu i SHISH e Petro Koçi deputet i PS-së, sqaruan se cili është ngërçi që po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Klosi e sheh si problem të brendshëm i Bashkimit Evropian, nisur kjo nga dy 'lëvizjet' nga ana e Gjermanisë dhe të Francës të cilat nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën si dhe krizat ndërkombëtare mes Ukrainës dhe Rusisë dhe jo vetëm.

'Një problem i brendshëm i Bashkimit Evropian. Unë shoh që nuk janë shumë serioz. Është një periudhë jo lufta në Ukrainë, është një moment mesa duket  e vështirë, edhe momenti bullgar. Ata e shohin se brenda i kanë problemet.'- tha ish kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Për socialistin, Petro Koçi vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë anëtare e BE-së, por BE është duke u përballur me një krizë zgjerimi gjë që sipas tij e kishte sinjalizuar në deklaratat e saj edhe Presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula von der Leyen

'Nuk ka arritur dot të thotë PO. Mendoj se ka të bëjë me politikën e tyre të brendshme. Ne nuk duam fare të ketë influenca të tjera, të tipit ruse kineze etj etj. Qartazi nga lufta në Ukrainë Evropa ka qenë  e gatshme për Ballkanin. Në krizë është mekanizmi i zgjerimit, prandaj Ursula tha se ndofta do të ndryshojmë mekanizmin e vendimmarrjes. Kur e thotë ajo do të thotë se ky është një problem për BE-në. Mekanizmi i zgjerimit në krizë, ka një ide franceze gjermane e holandeze. Nuk ka lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, ne kemi plotësuar kushtet për tu bërë organizatë ndërqeveritare ne nuk kemi plotësuar kushtet për t'u bërë  anëtare e BE-së.'-tha Petro Koçi.

Deklarata e deputetit socialist ka patur një ndërhyrje të menjëhershme  nga Arjan Starova i cili tha shkurtimisht se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE-së, nëse do ishte brenda do kishte probleme.

'Nuk jemi gati, Shqipëria nuk është gati fare. Unë do të doja ta kishim Shqipërinë brenda por do ishte me probleme.' - tha Arjan Starova .

Ndër të tjera, Klosi tha se ky proces do të vazhdojë edhe për 10 vite të tjera pasi po politizohet. Ndërsa e cilësoi si absurde dallimin e Kosovës nga Serbia, edhe pse, sipas tij, është pjellë e Evropës.

'Rasti i Bullgarisë dhe i Rumanisë tregoi që përdorimi i politikës në anëtarësime, tregon që  duhet të mendohen çikmë shumë. Ne dhe Maqedonia e Veriut kemi probleme, unë nuk shoh ndonjë problem të madh. Ne po e acarojmë, do vazhdojë edhe 10 vjet ky proces. Ne e politizojmë shumë, se po të ishte PD do bënte të njëjtën gjë dhe anasjelltas.'

'Për Kosovën e quaj absurde, nëse do ishte një vend i madh mbase do mendoheshin më shumë, por janë thjesht 2 milionë banorë. Një vend që e krijuan vetë, Kosova është një pjellë e Evropës dhe tani po e dallojnë nga serbët.'- tha ndër të tjera Klosi.

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit.

Samiti u karakterizua nga tensione, teksa edhe një konferencë e parashikuar mes presidentit Francez, Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel presidenti i këshillit Europian është anuluar pa dhënë arsye.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vsi: 24/06/2022 20:04

    Cilesia analitike e Klosit ben te thuash obobo ne dore te kujt paska qene SHIKU! Tosi, c’ne me gjithe kete pasjon mbrojtjen e nje modeli te deshtuar shteteror sic eshte i Rames? Nga nje njeri me pervojen tende do prisja qe te diskutoje modelin qeveritar qe Rama po perpiqet ta kontrabandoje ne BE. Pse prisje qe BE te thoshte PO? Mos valle mendon qe BE ka nevoje per nje cosa nostra shqiptare, lavazh dhe pertharje leku, zhdukje efikase te buxhetit, banda bari, shpopullim trojesh, mikpritje afgane dhe muxhahedine, “ndreqje” te gjykates kushtetuese duke e shkaterruar plotesisht, drejtesi dy standardeshe, puc partie dhe se fundmi nje pashallik europjan? Cfare do ti thoshte Rama schlotzit ne rast se Be na jep buxhet? He Z. Klosi, analizoni nje cike ate cfare Rama po i propozon Europes, beje si burrat ama dhe jo si pjeshkat meshkuj te PS-se me minifund! Pasi te mbarosh, pyet veten, pse gjithe ky shqetesim partiak per nje JO qe nuk eshte ndryshe nga te tjerat. Mos valle po mbarojne levizjet dhe hapsirat vepruese?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?