Shqipëria ‘sfidon’ Putinin, marrëveshje ushtarake me Poloninë, stërvitje të përbashkëta të trupave, mbështetje logjistike dhe shkëmbim informacioni 

13 Nëntor 2022, 07:16| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 14:57

  • Share

Teksa lufta në Ukrainë duket ende larg fundit dhe tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë arritur kulmin, Shqipëria do të miratojë një marrëveshje bashkëpunimi me Poloninë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja ushtarake me Poloninë është në përputhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes, në kuadër të anëtarësimit në NATO, si dhe me programin për mbrojtjen, por koha e paraqitjes për miratim në Kuvend, mund të merret si një sfidë nga Vladimir Putin, i dyshuar për krime lufte në Ukrainë. Polonia është nga vendet anëtare të NATO-s, pikë e rëndësishme ne raport me Rusinë, ndërsa Varshava ka shprehur gatishmërinë e saj për të mbajtur baza të përhershme të NATO-s ku mund të dislokohet këmbësoria.

Marrëveshja mes dy vendeve parashikon stërvitje të përbashkëta të trupave ushtarake shqiptare dhe ushtrinë polake, operacionet dhe misione ndërkombëtare, duke përfshirë operacionet
paqeruajtëse, aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe operacionet humanitare.

Marrëveshje për mbrojtjen parashikon gjithashtu trajnimin dhe edukimin e personelit civil dhe ushtarak të palëve, bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, shkencën dhe teknologjinë si dhe mbështetje logjistike dhe teknike të Forcave të Armatosura të palëve. Marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit të klasifikuar, shkëmbimin e informacionit në lidhje me survejimin e hapësirës ajrore, këshillim dhe trajnime të përbashkëta. 

Gjithashtu, në marrëveshje parashikohen format e bashkëpunimit që do të realizohen nëpërmjet vizitave zyrtare të palëve, vizitave të delegacioneve civile dhe ushtarake, pjesëmarrjen në demonstrime të pajisjeve dhe armatimeve, stërvitjeve ushtarake, seminareve dhe konferencave, si dhe në shkëmbimin e trajnimeve për personelin civil dhe ushtarak.

Marrëveshja është firmosur paraprakisht nga përfaqësuesit e dy qeverive në Bruksel në 16 qershor të vitit 2020. Nisma është depozituar së fundmi në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

(Kliko këtu për të lexuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë në fushën e mbrojtjes)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kloklo: 13/11/2022 08:26

    Bravo, pas Iranit, tani do fillojmë të kruhemi me Rusët. Ka lezet, lidera globalë

    Përgjigju
    • Seri: 13/11/2022 14:37

      Imagjino sa shumë do mësojnë polakët nga ushtria jonë..p.sh. si të blesh helikopterë dhe mos t'u ndërrosh kurrë filtrat e vajin..ose të pranosh hamera nga usa, ndërkohë s'ke pikë nafte dhe i lë të kalben..

    • Bim: 13/11/2022 11:24

      Sa po mori vesh kete lajm putin i ra infarkt

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?