Kultura

Shqipëria shkon në 'Junior Eurovision 2025’ me këngën ‘Fruta Perime’, interpretuar nga Kroni Pula, me muzikë të Adrian Hilës

2 Qershor, 16:20| Përditesimi: 2 Qershor, 16:39

  • Share

Shkodra përmbylli edicionin e 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.  Në natën e tretë të finales, u interpretuan plot 29 këngë.

Çmimi i parë në kategorinë “Junior” iu dha këngës “Fruta Perime”, interpretuar nga Kroni Pula, me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Adrian Hila. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të Junior Eurovision 2025.

Dy figura të njohura të muzikës shqiptare si Robert Radoja dhe Inva Mula, që ishin pjesë e jurisë, vlerësuan nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve.

Në kategorinë e të vegjëlve, çmimi i parë iu dha këngës “Ja çfarë bëri bubi im” kënduar nga Maria Kalaja. Një nga çmimet më të veçanta të mbrëmjes, “Kujtim Alija”, që mban emrin e një prej figurave më të dashura të festivalit, iu dorëzua skenografit Adnan Kastrati, për krijimin e një atmosfere magjike në skenën e këtij edicioni.

Festivali përmbylli tre netë plot emocion dhe art duke sjelle zera te rinj, kujtime dhe përvoja që do të udhëheqin fëmijët drejt ëndrrave të mëdha muzikore.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?