Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe presidenti Bajram Begaj

Shqipëria shpallet ekipi më i mirë për t’u përballur me sulmet kibernetike

10 Qershor 2023, 13:18| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 13:22

  • Share

Vetëm pak kohë më parë, Shqipëria pësoi një sulm të fortë kibernetik, ç’ka ngriti alarmin e vendeve aleate të NATO-s pasi besohej se pas tij qendronte Irani. Prej asaj dite, duket se Shqipëria ka rritur ndjeshëm forcat e saj në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ngritur një “mur” të padeportueshëm nga sulme të ngjashme.

Prej disa ditësh, Bashkimi Europian organizoi një trajnim dhe stërvitje me ekspertë të njohur europian me ekipet e vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Stërvitja kibernetike 4 ditore, e organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike të Estonisë (eGovernance Academy), CybExer Technologies u ndoq nga autoritetet më të larta vendase, e madje nga dy presidentët, Bajram Begaj i Shqipërisë dhe Alar Karis i Sllovenisë.

Në fund të trajnimit, ekspertët europian organizuan një test, duke simuluar një sulm kibernetik për të parë performancën e ekipeve të rajonit në përballje me të. Ekipi shqiptar doli i pari duke treguar aftësi profesionale dhe organizative në përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm kibernetik në përballje me ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. 

Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI, znj. Mirlinda Karçanaj, shprehu mirënjohjen për ndihmën e aleatëve perëndimorë dhe vlerësoi ekipin shqiptar. Ajo tha se aftësitë e ekipit shqiptar dhe kapaciteti i Shqipërisë janë rritur pas punës së madhe të kryer nga institucionet.

Karçanaj falenderoi ambasadoren e BE-së në Tiranë, që bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti, partnerët europianë e amerikanë që po e mbështesin Shqipërinë, si dhe lavdëroi punën e AKCESK për vendosjen e standardeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike, me ndihmën e eGovernance Academy e cila ka dhënë mbështetje në hartimin e kuadrit ligjor si dhe këshillim mbi menaxhimin e sigurisë kibernetike ne sektorin privat. Ajo nënvizoi se pas sulmit të sofistikuar ndaj Shqipërisë vitin e kaluar i sponsorizuar nga një shtet jo dashamirës ndaj vendit tonë, këto simulime janë të rëndësishme për rritjen e aftësive të ekspertëve tanë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 10/06/2023 14:11

    Nuk ka faj irani por injoranca si po na udhehq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?