Protesta e dhunshme e banorëve të 'Astirit' para Kuvendit

Shqipëria si 'Astir' dhe 'Astiri' si rrumpallë

23 Nëntor 2018, 23:33| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 23:49

  • Share

Ngjarjet e Unazës së re apo Astir-it si e quajnë me gjuhën e demo(n)kracisë shqipëtare të pas 90’ është pasqyrimi më i mire i gjëndjes shtetërore, politike, sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Demokracia dhe shteti së drejtës ka dështuar që me fillimin e saj. Sot shqiptarët dhe banda shtetërore shqiptare nga “Hurdha dhe nga Qepa”, se në Shqipëri, nuk ka të djathtë dhe të majtë, por, hajdutë që vjedhin me dorën e majtë dhe hajdutë që vjedhin me dorën e djathtë, të cilët erdhën si formim, edukim, shërbim nga struktura dhe shërbimi bandës kriminale të regjimit komunist. Duke veshur kostumin e ri por me prerje të vjetër, ndërtuan jo pa qëllim një rrumpallë shtetërore për të bërë rrumpallë demo(n)kratike duke shfrytëzuar rrumpallën për abuzime me prona private dhe shtetërore dhe duke bërë pronarë veten e tyre apo familjarët, bijtë e bijat në elitën e re të rrumpallës së hajdutëve.

Astiri dhe Astirët shqipëtarë fillojnë me ligjin 7501 që është votuar në mënyrë unanime që parlamentin e pare pluralist si nga qoshja Hurdhës (e majta) dhe deri në qoshen me extreme të Qepës (e djathta) për të gatuar sallatën Astiri demo(n)kratik.

U lëshuan drejtë Tiranës, Durrësit, Golemit, Gjirit Lalzit, parqeve, ku mundën e si mundën Astirët me dy gishta lart e me trandafilin në dorë në fushën e madhe e të pamatë të demo(n)kracisë duke ngritur një shëmtim dhe mjerim të paparë shtetëror, social, urban, natyror. Duke shkatërruar parqe e plazhe si Pishat e Golemit, tashmë prerë e futur me beton deri në ujin e adriatikut që në vend të jodit kemi shurrën e demo(n)kracisë.

Doke ngritur një konflikt social që Astiri do të duket lule se do të ketë ngjarje shumë më dramatike si shkak I konflikteve që do të krijohen nga grupe të caktuara interesi dhe kazanit të ziftit social që vëlon nga mungesa shtetit të së drejtës dhe të drejtës së pronës.

Shteti informal ka ngritur një një varr të hapur për të ardhmen e shqipëtarëve duke jetuar në informalitet prone, ku modelin Astir e ka përdorur edhe Hurdha edhe Qepa për fushata votimesh, duke i lejuar të grabisin e vjedhin prona publike dhe private duke j’u a legalizuar sipas “dy gishtave lart apo trandafilit në dorë” në fushatën e radhës, duke ngritur një ekonomi informale një tjetër grope e zezë jo e bazuar mbi prodhim, turizëm apo… por mbi pastrim parash të krimit organizuar dhe drogës duke e pastruar këtë para për oligarkët e rinjë të krimit të bandës shtetërore të radhës.

Kështu shqiptarët me bandat që i udhëheqin politikisht kanë ngritur katakombën shqiptare duke u vrarë me njëri tjetrin e duke ju bërë jeta ferr në ferrin demo(n)kratik, ku e vetmje rrugë zgjidhje I ka ngelur largimi nga vendi për të siguruar jetën e fëmijëve tyre.

Për Astirin shqiptar përgjegjës janë edhe Hurdha edhe Qepa.

Në kodin e Hamurabit ku më pas janë mbeshtetur dhe Kodi Romak, dhe kushtetutat moderne të vendeve me shtet të së drejtës dhe demokraci liberale deri në kushtetutën amerikane me dhjetë amendamentat e para, shkruhet: Tre kollona e mbajnë një shtet: Prona, Ligji, Besimi.

Shqiptarëve prona i është dhunuar si ajo private si ajo publike. Ligji është për Maliqin e radhës. Besimi nuk ekziston pasi shteti shikohet si armik sepse sundon si si mafje dhe jo shërbim publik.

Zgjidhja që ka ngelur shqipëtarëve, ikja nga sytë këmbët….

A është kjo zgjidhje për Shqipërinë?

Zgjidhja duhet të filloj me A-në, permbysja e këtij establishment politik “Hurdha-Qepa” për hapjen e rrugës së krijimit shpresës dhe ngritjen e shtetit të së drejtës nëpërmjet drejtësisë. Jo nëpërmjet bandave shtetërore si sundim kriminal dhe dhunuesve të pronave publike dhe private si ligjërim barbar.

Komento

Komente

  • Fredi: 24/11/2018 06:38

    Fiks!

    Përgjigju
  • Booomerangu: 24/11/2018 00:44

    ..bukur..,sh.bukur shoku!..Babilonasit e Amurabit..,10000 vjet perpara.,ishin me civile e te perparuar se keta ketu por edhe ata qe banojne atje sot..!..shteti i se drejtes..,bohet kur edhe ti e une me te tjere..,te mbeshtesim Progesin dhe zhvillimin publik..,dhe te dalim te kundra Turmave Bllokuese te Rrugeve trotuareve e cdo gjeje publike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?