Edi Rama

Politikë

‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike

5 Shkurt, 10:12| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:45

  • Share

Në platformën 'Sy më Sy', ku kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve apo shqetësimeve të qytetarëve që komentojnë në rrjetet sociale, këtë herë ka prezantuar Shqipërinë, që sipas tij gëzon një pozicion të ri dhe të konsoliduar në arenën ndërkombëtare.

Raportin ndërkombëtar të OECD/SIGMA, që e rendit Shqipërinë një vend lider në Ballkan për menaxhimin e financave publike, Rama kujdeset t’ia përçojë edhe një komentuesi, i cili i ankohet për ujin e pijshëm, duke e krahasuar vendin me Somalinë.

“Dje në prezantimin e raportit të monitorimit për rajonin tonë, SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë lider rajonal për menaxhimin e financave publike, prokurimet publike, ecurinë e administratës publike qeverisjen digjitale e kështu me radhë. SIGMA është një organizatë prestigjioze që operon për llogari të BE dhe monitorimi i saj bazohet në leximin skrupuloz të të dhënave të shifrave dhe të fakteve. Mirëpo ky përfundim shumë inkurajues dhe vlerësim i lartë për ecurinë dhe pozicionin aktual të vendit tonë e ka shqetësuar Albanin siç ka shqetësuar dhe shumë të tjerë që fatkeqësisht i mbajnë veshët nga ‘’këneta e kuak-kuakve’’. Po mirë mo, Alban nëqoftëse Shqipëria është Somali siç thua ti, si ka mundësi që vetëm rritet numri i turistëve që e vizitojnë Shqipërinë çdo vit; 1 milionë italianë vjet o  Alban, apo dava italianesh thuaj.

Po gjermanët, po francezët, po holandezët, po suedezët apo populli dele i Europës? Po 5 mijë e kusur japonezë o Alban. Po ata? Se s’mund të themi që edhe ata janë shqiptarë më pasaportë japoneze se këtyre të tjerëve megjithëse po shkojnë 12 milionë ia keni gjetur, që janë të gjithë shqiptarë që kthehen për të sjellë bukë për familjet e tyre që ‘’po vdesin rrugëve” këtu në Shqipëri.  E mirë turistët po si u çmendën dhe këto organizatat ndërkombëtare, si u çmend dhe BE, KE që vlerëson lart Shqipërinë? Si u çmendën të gjithë këta, Këshilli Evropian që vijnë bëjnë samit në Shqipëri, NATO që do të vijë të bëjë samit në Shqipëri? Se di! Nuk e di si i jep drejtim ti kësaj po unë për veten time kam një sugjerim: ktheja kurrizin ‘’kënetës’’, mos i dëgjo më kuak-kuaktë”, tha Rama.

Më tej Rama iu përgjigj komentuesit që të bashkohehet me ta dhe mos ta shikojë realitetin me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës

"Bashkohu me ne. Shiko realitetin me sytë e tu dhe jo me gjyzlykët e ‘’bretkosave të asaj kënete’’, shijojë një fitore në 11 maj se edhe kjo shija e hidhur e shumë humbjeve njëra pas tjetrës, krijon një zymti të madhe dhe krijon një ndjesi sikur gjithçka është e errët por në fakt as ti dhe askush tjetër që në mënyrë të sinqertë përpiqet të gjejë një alternativë pasi me të drejtën e vet, nuk do qeverinë, nuk ka asnjë faj pse ç’ka vjen nga ‘’këneta’’ është tërësisht pa lidhje me realitetin e përditshëm.

Bashkohu me ne, Alban dhe do të shohësh që realiteti është shumë më ndryshe dhe që as turistët nuk vijnë kot këtu, as ata që i shkruajnë këto raporte nuk flasin kot dhe mbi të gjitha as faktet konkrete të rritjes së përgjithshme të Shqipërisë dhe pozicionimi ynë krejt i ri në Evropë, nuk janë iluzion por janë një realitet i ri shqiptar, Shqipëria po bëhet, Alban”, përfundoi Rama.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 05/02/2025 10:36

    A e kupton fjalen Shtet ky njeri?Ate gje kryesore qe nuk duket as ne horizont!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?