Zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj intervistë për ‘ZDF’

Kronikë
Top 24

Shqipëria sinjale pozitive BE-së për pritjen e refugjatëve sirianë

19 Qershor 2018, 22:06| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 22:12

  • Share

Televizion gjerman ‘ZDF’ i ka kushtuar një reportazh mbërritjes së emigrantëve sirianë në Europë përmes Shqipërisë, vendeve të tjera të Ballkanit me destinacion Gjermaninë. Gazetarja gjermane thotë se qeveria shqiptare shpreson që të përfitojë fonde financiare dhe hapjen e negociatave me BE.

Gazetarja gjermane pyet zv/ ministrin Hodaj se; nëse do të kemi një rast emergjence çfarë kapacitetesh ka Shqipëria? Zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj deklaron se Shqipëria gjatë krizës së Kosovës ka treguar se është në gjendje që të strehojmë 600 mijë refugjatë dhe se është në gjendje që të përballojë situatën.

Kemi treguar gjatë krizës së Kosovës se jemi në gjendje të strehojmë 600 mijë refugjatë, pra ne jemi plotësisht në gjendje ta përballojmë, pra i kemi kapacitetet ta përballojmë këtë situatë

Julian Hodaj

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?