Kronikë

Shqipëria strehoi 37 gratë afgane që shpëtoi fondacioni i themeluar prej saj, Hillary Clinton telefonon Ramën: Faleminderit për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar

4 Shtator 2021, 14:54| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 15:05

  • Share

Në orët e para të 2 shtatorit, 37 gra afgane u ulën në  aeroportin e Rinasit me vetëm teshat e trupit.  Nga Kabuli i tensionuar, gratë dhe vajzat kryesisht aktiviste të shoqërisë civile dhe gazetare të njohura, ishin nisur me urgjencë për t’i shpëtuar plumbave. Shpëtimi i tyre u mundësia nga fondacioni i themeluar nga 2 ish-Sekretaret e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, Vital Voices.

Pikërisht Clinton, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e Presidentit Bill Clinton mësohet se ka telefonuar Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara. Lajmi për telefonatën e Clinton është mësuar nga Top Channel i cili raporton se Clinton ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë por edhe për kujdesin e treguar.

Kujtojmë se dje media e rëndësishme e Lindjes së Mesme Al Arabiya ka zbuluar  e para se gratë kanë mbërritur në tokën shqiptare me vetëm veshjet e trupit dhe shpëtimtarët e tyre kanë qenë aktivistë të fondacionit të drejtuar nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton.

"Afganët mbërritën në tokën shqiptare pa çanta e valixhe pasi forcat e SHBA-ve i ndaloi për të reduktuar peshën e avionit. Disa prej tyre endeshin në aeroportin e Kabulit prej dy ditësh. Fluturimi i tyre ishte i siguruar nga një shoqatë jofitimprurëse e iniciuar nga Hillary Clinton. Me mbërritjen e tyre ata janë shoqëruar të sigurt në konviktet e Qytet Studenti përkohësisht", ka shkruar Al Arabiya.

Me mbërritjen dje të 37 afganëve, numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë ka shkuar në 644.   Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

Të mërkurën "rreth 300 afganë" që qëndruan për 5 ditë në 'Qytet Studenti', janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. 'Qytet Studenti' shërben vetëm si një vend tranzit për afganët, deri sa të përfundojnë procedurat e regjistrimit në polici dhe më pas mund të largohen në hotele. Njësoj do të fuksnionojë dhe me 37 refugjatët e ardhur ditën e sotme. Aktualisht po përdoret vetëm godina 11 dhe 12, ku u ofrohen nevojat bazike që kanë të bëjnë me ushqimin, veshmbathjen dhe çdo gjë tjetër pasi kanë kaluar testin e COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ.

Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 04/09/2021 13:18

    Na cate k…. Me kete propagande bajate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?