MOLDAVI - Shqipëria do përfaqësohet me katër sportistë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Prej 13 prillit në Chisinau ka nisur ky aktivitet i rëndësishëm, i pari që pas zgjedhjes së shqiptarit Astrit Hasani në krye të organizmit evropian të shtangës.
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 333 sportistë nga 40 shtetet të kontinentit. Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar në Moldavi me 4 peshëngritës, me Briken Caljen, Erkand Qerimajn, Kristi Ramadanin dhe Arbri Çerçizin.
Synimi është ngritja e flamurit kuqezi në pod, teksa sportistët tanë janë të sprovuar në këto aktivitete.
KALENDARI - Briken Calja dhe Arbëri Çerçizi do të jenë sportistët që do të hapin konkurrimin, teksa të dy do të garojnë sot në orën 15:00 në Baterinë A të peshave 73 kg. Calja ka deklaruar 342 kg në dygarësh, ndërsa Çerçizi 331 kg.
Nesër (17 prill) në orën 10:00 në pedanë del Erkand Qerimaj, në Baterinë B për peshën deri në 81 kilogramë. Shkodrani ka deklaruar 325 kg. Po nesër, në orën 18:00 është radha e Kristi Ramadanit në Baterinë A për peshën deri në 81 kilogramë dhe ka deklaruar 340 kg në dygarësh.
Komente
