Ekonomi
Sociale

Shqipëria tkurret, popullsia ra me 1.2% në 1 vit (ose gati 40 mijë njerëz më pak)! Rritet mosha mesatare (arrin 44.3 vjeç)

13 Qershor, 15:34| Përditesimi: 13 Qershor, 16:05

  • Share

Në Shqipëri jetojnë më pak banorë se një vit më parë. Instituti i Statistikave thotë se në 1 janar të këtij viti në vend jetonin 2.363.314 banorë, në rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024, dhe duke u tkurrur me mbi 38 mijë banorë bazuar në rezultatet e CENS 2023.

Shifrat tregojnë se me përjashtim të qarkut të Tiranës, që ka një rritje të lehtë, të gjitha qarqet e tjera të Shqipërisë janë me ulje të popullsisë, ku situata më problematike është në Shkodër dhe Kukës.

Vendi po ‘rrudhet’ dhe 3 janë shkaqet kryesore. Ulja e lindshmërisë, pasi vjet u regjistruan vetëm 1.208 lindje më shumë se vdekje, pasi gjatë 2024 erdhën në jetë 23,310 bebe dhe humbën jetën 22,102 persona.

Së dyti është emigrimi, dhe shifrat e INSTAT tregojnë se janë 28.836 persona që janë larguar gjatë kësaj periudhë. Largimi i krahut të punës përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.

Dhe fakti i tretë është plakja e popullsisë me ritëm të shpejtë. Sipas raportit mosha mesatare e popullsisë në vend u rrit nga 43,5 vjeç në vitin 2024, në 44,3 vjeç në këtë vit. Plakja e popullsisë është kambanë alarmi për skemën e pensioneve, deficiti i të cilës mund të thellohet më tej, për shkak të shtimit të të moshuarve dhe uljes së kontributeve.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 14/06/2025 10:14

    Të rrojë partia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?